Motivuese

“Edhe pas 40 vitesh duhemi po njësoj”. Sekreti i një martese të gjatë e të lumtur

“Edhe pas 40 vitesh, unë dhe gruaja ime Silvia ende duhemi po njësoj, të lumtur që po plakemi bashkë.

E dini se cili është sekreti? Qeshim bashkë, duam më të mirën për njëri tjetrin, bëjmë shaka në mënyrë reciproke dhe pa e tepruar, si dhe kemi shumë respekt midis nesh. Kjo është gjëja e parë dhe më kryesorja.

Kur u takuam, im atë kishte vdekur prej pak kohësh dhe unë nuk kisha lekë në xhep. Përkundrazi, kisha borxhet e së shkuarës ende të papaguara. Ndërkohë unë dhe Silvia i ndjemë fluturat në stomak që në fillim.

Mbaj mend që një herë xhiroja një film në Francë, flas për fundin e viteve ’70. Për mëngjes na jepnin dy vezë dhe një pançetë, unë i merrja dhe ia jepja gruas sime. Vetë rrija pa e konsumuar mëngjesin.

Nëse sot jam i kënaqur dhe kam qetësinë e nevojshme për të përballuar çdo gjë, i detyrohem për gjithçka gruas sime. Ajo më ka dhënë gjithmonë shtysën e duhur dhe më inkurajonte, me durim dhe largpamësi, t’i pranoja sfidat që nuk do t’i kisha përballuar kurrë i vetëm”. – Christian De Sica

Back to top button