Analiza

Edukimi i Alexis Tsiprasit

Gjatë viteve të fundit, ish-udhëheqësi i të majtës radikale greke është bërë më i matur duke mësuar artin e kompromisit politik, përballë rrezikut të tjetërsimit të krahut të majtë të partisë së tij

MacroPolis

Screen Shot 2015-03-25 at 09.45.39

Ishte një moment kyç i fushatës. Ishte një ditë e enjte në mbrëmje në sheshin Omonia, në Athinë, koha ishte e butë. Në takimin e tij të fundit para votimit të 25 janarit, Alexis Tsiprasi, kryetar i Syrizas, do të mbante një fjalim më të fortë se sa fjalimi i udhëheqësit të Podemos, Pablo Iglesias: “Era e ndryshimit fryn në të gjithë Evropën”. Fjalë që do të kishin ndezur oreksin radikal të turmës, nëqoftëse Tsiprasi nuk do të mbyste ekzaltimin e mbështetësve të tij.

“Ora e së majtës ka rënë!” thërriste publiku. Pa hezituar, Tsiprasi kishte korrigjuar: “Ora e të gjithë grekëve ka rënë”.
Pikërisht në këtë çast, metamorfoza në kryetar shteti e “agjitatorit të mjatë”, që kërcënonte “të  shkatërronte Euron”, siç e përshkruanin atë mediat e huaja në vitin 2012, kishte hyrë në fazën e saj përfundimtare. Prova që Tsiprasi kishte kuptuar në mënyrë progresive, javët e fundit, se po kalonte nga udhëheqës studentor në kryeministër, dhe do t’i nevojitej kompromisi politik.

Një rrugë në të cilën ai u angazhua në mënyrë të vendosur qysh të nesërmen e zgjedhjeve të qeshorit të vitit 2012. Ndërkohë që koalicioni i tij i grupeve të majta heteroklitë, me dy gishta, kishte mundur të formonte një qeveri, në Greqi, Aleksis Tsiprasi punoi për transformimin e këtyre forcave të shpërndara në një parti të vendosur nën autoritetin e tij qëndror.

Procesi arriti kulmin në kongresin e partisë në verën e vitit 2013, gjatë së cilës shumica e anëtarëve të Syrizas aprovuan riorganizimin e vendosur nga kryetari i tyre. Krahu radikal i formacionit, Platforma e majtë, natyrisht ka shprehur rezerva, pa mohuar që Syriza kishte bërë shumë rrugë në shumë pak kohë dhe sepse Tsiprasi kishte ditur të dilte nga kufijtë e pejsazhit politik grek.

Beteja
Jashtë Greqisë, megjithatë, Aleksis Tsiprasi vepronte gjithashtu në konsolidimin e imazhit të tij dhe atë të partisë. Ai zhvilloi takime me të deleguarit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me presidentin e Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Dragi, dhe me ministrin gjerman të financave, Wolfgang Schäuble.

Kryetari i Sirizas përshkoi Evropën për të promovuar mesazhin e tij dhe për të demostruar aftësitë e tij gjatë debateve televizive, duke iu kundërvënë kandidatëve me më shumë përvojë. Talente që do të viheshin në provë në javët e ardhshme. Një mbledhje e fundit e komitetit qëndror të Syrizas zbuloi qartësisht se partia e tij nuk do t’ia lehtësonte detyrën.

Rreth 40 % e anëtarëve të këtij komiteti, të cilët kanë marrë pjesë në votim, kanë zgjedhur të mbështesin pozicionin e Platfromës së majtë dhe të hedhin poshtë marrëveshjen e kohëve të fundit me Eurogrupin. Platforma gjithashtu fitoi 4 nga 11 vënde të sekretariatit politik.

Tsiprasit, betejën do të duhej ta fillonte në gjirin e partisë së tij, për ta futur Syrizan në brazdën e saj. Një thyerje e pakthyeshme nuk përjashtohet.

Kështu, nëse vendimi i tij për aleancë me partinë e djathtë të grekëve të pavarur është parë keq nga shumica, por që i dha asaj një avantazh neto në skenën e brendshme politike.

Duke mbuluar një tërthore të gjerë të spektrit politik, nga e majta komuniste në të djathtën populiste, qeveria e tij ka se çfarë të federojë, por dhe çfarë të bëjë që të heshtë opozita. Eshtë e qartë që në Greqi partitë e opozitës janë të shkëputura krejtësisht nga koalicioni dhe mbështetja e gjerë që ajo gëzon. Ato me oportunizmin e tyre ngurrojnë të sulmojnë dhe shpallin mbështetjen e tyre të negociatave, duke pritur që ato të dështojnë.

Dush i ftohtë
Ato që prisnin nga Syriza një ndryshim politik radikal në Greqi, tani duhet të presin. Pasi zgjodhi për aleatë grekët e pavarur, populistë të djathtë, Tsiprasi zgjodhi president të shtatë të Greqisë Prokopis Pavlopoulos, ish-ministër i brendshëm i Partisë Demokracia e Re.
Për ata që shpresonin se Tsiprasi do të përdorte këtë post kryesisht ceremonial për të dhënë një mesazh të fortë politik, të ndahej me të kaluarën dhe t’i ofronte opinionit mundësinë që të orientohej drejt erës së ndryshimit. Të thuash të vërtetën, asnjëherë nuk kemi besuar që ai do të nguronte të merrte një vendim i frymëzuar apo diktuar nga politika. Një pragmatizëm që u manifestua nga mënyra se si ai diskutoi për negociatat para marrëveshjes përfundimtare.

Me Eurogrupin
Ai takoi kryetarin e Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, pas dështimit të mbledhjes së dytë të ministrave të financave të zonës euro dhe ka bashkëbiseduar me kancelaren Anxhela Merkel në vigjilje të seancës së tretë dhe vendimtare të negociatave në Bruksel.
Sipas Jeroen Dijsselbloem nga kjo mbledhje e Eurogrupit më 20 shkurt, ai vetë dhe personalitete të tjera kyç të dosjes negociuan drejtpërdrejt me Aleksis Tsiprasin me telefon dhe jo me ministrin e tij të financave, Janis Varufakis, megjithëse ishte i pranishëm në Bruksel.
Natyrisht, kreditorët e Greqisë kanë ndjesinë që kryeministri është një njeri me të cilin mund të diskutosh.
Nëse fjalimet e tij në Greqi janë provokatore, ai ka dhënë prova të një maturie më të madhe gjatë daljeve të tij jashtë shtetit. Ndërkohë që ministri i tij i financave është fjalëshumë dhe i çuditshëm, Tsiprasi tregohet sigurisht këmbëngulës, por i moderuar. Në rrugën e përshkuar deri tani, ai ka dhënë prova të një shkathtësie politike që pak veta e besonin të aftë.

Por ai do të ecë në rrugën e tij si në të gjitha udhëtimet: do të jetë vetëm fundi që do të na lejojë të gjykojmë për suksesin apo dështimin e tij. MacroPolis (Athine)

s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button