Didier Billion, Studiues, Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike Francë
Dy vite pas largimit të ish presidentit Mohamed Morsi, si e cilësoni ju atmosferën politike egjiptiane ? Çfarë ka mbetur nga manifestimet dhe kryengritjet e vitit 2011 ?
Fatkeqësisht nuk ka mbetur ndonjë gjë e madhe nga këto lëvizje kundërshtuese . Shtypja është ajo që mbizotëron qysh prej grushtit të shtetit të organizuar nga ushtria në korrik të vitit 2013 kundër Mohamed Morsi, i vetmi president egjiptian i zgjedhur me zgjedhje të përgjithshme . Kryesisht ajo ka synuar vëllezërit mysliman , por edhe të gjitha forcat demokratike, të gjitha partitë si dhe të gjitha organizatat që u përfshinë në kryengritjen e janarit të vitit 2011.
Megjithatë janë vëllezërit myslimanë që paguajnë çmimin e lartë të kësaj situate që vlerësohet sot në rreth 1400 numri i të vdekurve në manifestimet e organizuara qysh prej grushtit të shtetit – shifra që padyshim janë të diskutueshme – nga 20 000 deri 40 000 të burgosur politik të dalur kryesisht nga lëvizja e Vëllezërve myslimanë .
Ish presidenti Mohamed Morsi u dënua me vdekje nga regjimi i ri, shtypi i lirë ndalohet dhe nuk ka asnjë liri themelore të siguruar. Konstatohet gjithashtu kthimi në korridoret e pushtetit e disa njerëzve të regjimit të vjetër të periudhës së Mubarakut . Në vend ka një histeri islamiste dhe kundër Vëllazërisë myslimane , të dubluar me një nacionalizëm egjiptian i përkeqësuar nga pushteti. Situata është pra pambarimisht e vështirë dhe bilanci është shumë shqetësues .
I vetmi element që mund t’i japë një nuancë kësaj tabloje shumë të zezë , është fakti se megjithë shtypjen , asnjë nga problemet thelbësore të Egjiptit nuk është rregulluar , sidomos problemet sociale . Pa harruar që ekonomia egjiptiane po shkon më keq megjithë ndihmat ndërkombëtare , të Shteteve të Bashkuara dhe të disa shteteve arabe të Gjirit me Arabinë saudite në krye .
Në mënyrë të pashmangshme, në javët, muaj apo vite që do të vijnë, protestat e reja do të lindin sepse jeta e përditshme e shumicës së madhe të egjiptianëve nuk është e durueshme .Revoltat e vitit 2011 kanë lënë gjurmë dhe janë të pranishme në kujtesën e shumë egjiptianëve dhe se herët apo vonë ato do të mobilizohen përsëri . Si konkluzion mund të them se situata e tanishme është katastrofike , si nga pikpamja politike dhe lirive ashtu dhe nga pikpamja ekonomike .
Gadishulli i Sinajit përjeton një paqëndrueshmëri të madhe për arsye të grupit « Provinca e Sinait » (më parë Ansar Bait al-Maqdis), i shfaqur në vitin 2011 në vijim të trazirave pas revolucionare në Egjipt . Përse Egjipti në një farë mënyrë e ka lënë qysh prej shumë vitesh gadishullin e Sinait ? Sipas jush, menaxhimi thjesht shtypës me kamxhik nga autoritetet a nuk kontribuon në përkeqësimin e situatës ?
Së pari duhet të dimë se Sinai është një zonë pa ligjshmërie . Ai është një territor që u pushtua nga izraelitët pas vitit 1967, më pas ju kthye Egjipti në vijim të marrëveshjeve të paqes të nënshkruara midis këtyre dy shteteve në vitin 1979. Sipas këtyre marrëveshjeve izraelite-egjiptiane Sinai u bë ahere një zonë e çmilitarizuar . Për rrjedhojë kjo është një zonë , në të cilën qysh prej shumë dekadash , forcat e armatosura egjiptiane kishin pak kontroll.
Ainsi, le Sinaï, ashtu si çdo zonë pa ligjshmërie , është bërë në mënyrë progresive zona e të gjitha trafiqeve , qoftë njerzore ,për mallra etj. Por situata është përkeqsuar në mënyrë të konsiderueshme qysh prej dhjetë vitesh dhe sidomos qysh trazirat revolucionare të fillimit të vitit 2011.
Një numër grupesh xhihadiste janë kristalizuar në këtë zonë , të ushqyer nga egjiptianët të cilët kanë bërë xhihadin në Afganistan , më pas në Siri , dhe të cilët tashmë janë kthyer në Egjipt . Këta faktorë rezultuan në krijimin e grupit « Provinca e Sinait », cili u zotua për besnikëri ndaj shtetit islamik në nëntor të vitit 2014.
Për arsye të metodave të përdorura nga Shteti islamik si ekzekutimet mizore , të filmuara dhe të përhapura , kështu që sfida shumë e koklavitur dhe shqetësuese që grupi përfaqëson për stabilitetin e përgjithshëm në Egjipt , pushteti ka zgjedhur të bëjë një drejtim të mirëfilltë shtypës të situatës .
Është shumë e kuptueshme që shtypja të jetë e nevojshme për të luftuar një grup lidhur me Shtetin islamik. Por pushteti egjiptian nuk mund të shkatërrojë shtëpitë e atyre që ai dyshon se janë bashkëpunëtorë të Shtetit islamik apo të bombardojnë në rrugë ajrore fshatra apo lagje të tëra në Sinai. Ky drejtim i mirëfilltë shtypës nuk do të japë rezultate në të ardhmen por , përkundrazi , kontribuon tashmë në radikalizimin e atyre që janë tashmë shumë të mobilizuar kundër pushtetit egjiptian .
Për rrjedhojë është e nevojshme që opsione të tjera , politike por gjithashtu ekonomike , të vihen në zbatim në këtë rajon gjë që është sigurisht më e lehtë për tu thënë se sa për tu realizuar në një zonë pothuaj krejtësisht shkretëtirë .
Më në fund parametri i fundit që duket i rëndësishëm qëndron në faktin se duke parë një shtypje shumë të dhunshme që bëhet kundër vëllezërve myslimanë , një pjesë e të rinjve në gjirin e kësaj organizate , duke konstatuar mungesën e perspektivave politike në skenën kombëtare, radikalizohen dhe nganjëherë madje dis prej tyre futen në grupin « Provinca e Sinait ». Një forcim i këtij grupi nëpërmjet rekrutimit është pra i mundur dhe madje është amplifikuar vetëm nga politika shtypëse e zgjedhur nga pushteti egjiptian . Situata është veçanërisht shqetësuese meqenëse de facto, ushtria nuk don të shkojë të luftojë në tokë . Mjetet e përdorura nga pushteti nuk janë as efikase as dhe efektive për të shkatërruar këtë grup të lidhur me Shtetin islamik .
A mundet të frikësohemi që prania e një grupi i lidhur me Shtetin islamik në një zonë kaq të ndjeshme si Sinaï të ketë shtypje më gjërë në rajon ?
Shqetësimi i madh , në rastin e Egjiptit është se e Shteti islamik tashmë ka krijuar një filial të ri në territorin egjiptian . Egjipti megjithë vështirësitë e tij , është vendi më i madh i botës arabe dhe shtylla potenciale e jetës politike në rajon , edhe se gjatë viteve të fundit influenca e tij është zvogëluar . Për rrjedhojë shtrirja e një grupi të lidhur me Shtetin islamik jo vetëm në në Sinai por gjithashtu në pjesën tjetër të territorit egjiptian do të ishte me të vërtetë një hap përpara drejt ndarjes politike rajonale .
Faktori tjetër i menjëhershëm është kufiri i gjatë që ekziston midis Sinait dhe Izraelit . Ka gjasa që Shteti islamik herët apo vonë do të organizojë atentate, bombardime , sulme me raketa , etj., në drejtim të Izraelit . Kjo përsëri do të jetë një hap përpara në ndarjen rajonale pasi izraelitët sigurisht nuk do ta pranojnë këtë situatë . Tani ne e dimë se gjithçka është e mundur kur izraelitët kanë vendosur për të sjellë rregull diku, shkakton një element shtesë destabilizues.
Gjithsesi, është e qartë se sfida a shkon përtej kuadrit gjeopolitik egjiptian.
Shqipëroi: Bota.al