Komplote

Eksperimentet / A i “dëndi” CIA njerëzit me drogën LSD?

cia eksperimentetHipitë dhe të tjera lëvizje kundërkulturë nuk ishin të vetmit grupe që eksperimentonin me substanca për kontrollin e mendjes. Duke filluar nga viti 1953, CIA kreu kërkime për drogërat psikedelike si pjesë e një programi të fshehtë të ndryshimit të sjelljes që mori emrin e koduar MKULTRA. Në kuadër të projektit të cuditshëm, CIA kreu një seri eksperimentesh psikologjikë, të dyshimtë nga pikëpamja etike, duke përfshirë hipnozën, terapinë e shokut, marrjen në pyetje dhe halucinogjenë si LSD.
Eksperimentet me LSD u kryen fillimisht mbi vullnetarë – shkrimtari Ken Kesey ishte një prej pjesëmarrësve të famshëm – por më vonë morën një kthesë më të ligë. CIA besonte se një substancë pa shije dhe pa erë si LSD mund të përdorej si një serum i të vërtetës apo si armë psikologjike në operacionet e Luftës së Ftohtë, dhe madje pati edhe skema për ta përdorur kundër udhëheqësit kuban, Fidel Kastro.
Për të vërejtur efektet e drogës, ata i dhanë në fshehtësi LSD-në qindra pacientëve mendorë, shtetasve të huaj dhe qytetarëve amerikanë pa miratimin e tyre. Në një program të vecantë dhe shumë të guximshëm që zgjati tetë vite dhe me emrin e koduar “Operation Midnight Climax”, agjencia krijoi një seri bordellosh në San Francisco. Prostitutat u jepnin nga një dozë klientëve të tyre të pavetëdijshëm, dhe më pas agjentë të CIA-s monitoronin sjelljen e tyre nga prapa mureve-pasqyrë.
Këta teste të qeverisë do të vazhdonin përgjatë viteve 1950 dhe 1960, por në fund efektet e LSD për trurin dolën të paparashikueshëm dhe të pashfrytëzueshëm në terren. Shumë prej atyre që iu dha droga patën efekte psikologjikë të rëndë, dhe të paktën njëri vdiq në rrethana misterioze pasi piu këtë drogë.

Leave a Reply

Back to top button