Uncategorized

Ekspertët e OBSH-së rivlerësojnë përdorimin e maskave

A duhet që të  gjithë të vendosin maska për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit?

Ish drejtori i OBSH-së shpjegoi se: “OBSH po rihap diskutimin duke parë provat e reja, nëse duhet të ketë një ndryshim në mënyrën se si rekomandon të përdoren maskat.”

Cilat janë këshillat aktuale?

OBSH rekomandon mbajtjen e një distancë prej të paktën 2m nga kushdo që kollitet ose teshtin për të shmangur rrezikun e infeksionit.

Ajo thotë se njerëzit që janë të sëmurë dhe kanë simptoma duhet të mbajnë maska. Por këshillon që njerëzit e shëndetshëm duhet t’i mbajnë maskat vetëm nëse kujdesen nga të tjerët që dyshohen se janë të infektuar ose nëse ata vetë kolliten ose teshtijnë.

Thekson që maskat janë efektive vetëm nëse kombinohen me larje të shpeshta të duarve dhe përdoren dhe hidhen sipas llojit të maskës.

Anglia, së bashku me vendet e tjera si Amerika, këshillon që distancimi shoqëror duhet të nënkuptojë të qëndrosh të paktën 2m larg. Kjo këshillë bazohet në prova që tregojnë se viruset mund të transmetohen vetëm nëse bie në kontakt me sparklat e pështymës. Kuptimi është se shumica e këtyre sparklave që dalin ose do të avullojnë ose do të bien në tokë afër personit që i lëshoi.

Çfarë thotë studimi i ri?

Studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT) në Kembrixh, SHBA përdorën kamera me shpejtësi të lartë dhe sensorë për të vlerësuar saktësisht se çfarë ndodh pas një kolle apo tështitjeje.

Ata zbuluan se teshtima  gjeneron një re të vogël gazi që mund të përmbajë pikat e lëngut të virusit me madhësi të ndryshme – dhe sa më të vogla këto “re”, aq më e gjatë është distanca që virusi mund të arrijë. Studimi – i kryer në kushte laboratorike – zbuloi që kollitjet mund ta shpërndajnë virusin deri në 6m largësi, ndërsa teshtima ka shpejtësi shumë më të lartë, mund të arrijnë deri në 8m larg.

Shkencëtarja që drejtoi studimin, Prof Lydia Bourouiba nga MIT, tha që është e shqetësuar për konceptin aktual të “distancave të sigurta”.

“Ajo që nxjerrim nga kollitjet ose teshtimat është një re gazi që ka një impuls të lartë që mund të shkojë larg, dhe mund të shpërndahet nëpër të gjithë dhomën”, tha ajo.

“Pra, të kesh këtë ide të rremë për distancën e sigurisë në një apo deri në dy metra, dhe të mendosh se disa pika do të bien në tokë në atë distancë, nuk bazohet në atë që ne kemi kuantifikuar, matur dhe vizualizuar drejtpërdrejt”.

Çfarë mendojnë këshilltarët e OBSH-së?

Sipas Prof Heymann, hulumtimi i ri nga MIT dhe institucionet e tjera do të vlerësohet sepse sugjeron që spërklat nga kollitjet dhe teshtitjet mund të arrijnë më larg sesa mendohej fillimisht.

Ai tha se nëse provat mbështeten, atëherë “mund të jetë që të mbash maskë është po aq efektive ose më efektive sesa distancimi”.

Ai shton se maska ​​duhet të vishen vazhdimisht por duke i ndërruar sipas llojt të maskës.

“Nuk duhet të veshësh një maskë dhe më pas të vendosëshe  ta heqësh atë për të pirë cigare ose për të ngrënë një vakt – duhet të vishen me kohë të plotë,” tha ai. / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button