Uncategorized

Eksperti amerikan thotë se normaliteti mund të mos kthehet deri vitin tjetër

Një rikthim në normalitet pas pandemisë Covid-19 mund të vijë brenda një viti, por njerëzit duhet të zvogëlojnë pritshmëritë e tyre lidhur me udhëtimet dhe aktivitetet tipike të verës, i tha Dr. Anthony Fauci gazetës britanike The Telegraph në një shkrim të botuar të dielën.

Fauci është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SH.B.A-së, dhe anëtar i Task Forcës së Coronavirusit për Shtëpinë e Bardhë.

Vlerësimi më i fundit i afatit erdhi pas një jave pasi numëri i të infektuarve arriti në 2 milion në SH.B.A. Më shumë se 115,000 njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. “Do ta shikojmë me kalimin e kohës”, tha Fauci. ” Duke parë dhe duke bërë, unë mendoj se ka më shumë gjasa të matet në muaj sesa në javë”, tha ai duke iu referuar afatit kohor për të mbështetur kufizimet e koronavirusit. CNN / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button