Personazhe

Elena Ferrante dhe pilulat e gjumit

Ferrante:”Në moshën 30 vjeçare, fillova të pi qetësues për gjumin, por ai nuk zgjaste më shumë se 4 orë gjatë natës.”

Elena Ferrante për The Guardian

Edhe sot e kësaj dite, nuk fle mjaftueshëm gjatë natës, por mundohem ta kompesoj atë pasditeve.

Shumë kohë më parë,e kisha për zakon të lexoja apo të shkruaja deri sa të ndjeja se po me afrohej gjumi. Shpejt, duhet të ndaloja së vepruari kështu.

Leximi më çonte në një gjendje entuziazmi të tepruar: zakonisht, ju lexoni disa faqe që  të flini më lehtë, por unë sa më shumë lexoja, aq më shumë më largohej gjumi. Dhe nuk ishte një çështje e cilësisë së librave. Libra mediokër, libra të shkëlqyer, romane, ese: gjumi largohej. Leximi sillte një dëshirë për të shkruar dhe shkrimi sillte një dëshirë për të lexuar. Nata kalonte pa mbyllur sytë dhe dita tjetër humbiste. Isha në një humnerë, kisha dhimbje koke, nuk mund të bëja asgjë.

 

Mu desh shumë kohë që të hiqja dorë nga ideja se, pas orës tetë të natës, nuk duhet të hapja një libër dhe nuk duhet të shkruaja. Ky  dukej një kufizim serioz, por ishte e nevojshme – pagjumësia më vodhi  dëshirën për të jetuar. Kështu që unë u dorëzova, dhe për pak kohë gjërat u përmirësuan. Por gjatë periudhave kur unë shkruaja për pothuajse tërë ditën, pagjumësia ime  kthehej, në një mënyrë që më frikësonte. Isha duke fjetur, por kisha përshtypjen se isha ende duke shkruar, fjalë dhe fjalë.

 

Një mjek më tha një herë se, edhe për lexim dhe shkrim, keni nevojë për një lloj të caktuar të trupit, dhe i imi nuk ishte lloji i duhur: nuk mund ta përballonte këtë përpjekje. Pra, pasi kisha ndalur plotësisht leximin dhe shkrimin, sistematikisht u lodha me gjërat e përditshme.

 

Pas kësaj, kuptova se shkrimi dhe leximi kishin pak të bënin me pagjumësinë time: unë ende kisha probleme me gjumin. Një gjysmë mendim i shkurtër ishte i mjaftueshëm për të hapur derën për një obsesion: frikën për familjen time, xhelozitë, pakënaqësitë. Në errësirë, me sy të hapur, kam analizuar në detaje sjelljen time dhe atë të të tjerëve. Jam bindur për padrejtësitë dhe tradhëtitë. Me fjalë të tjera, ora e vonë, kur çdo gjë duhet të zbehet dhe të zhduket, më ka drejtuar për te një ndjeshmëri e patolerueshme për veten dhe njerëzit që i kam dashur dhe kush mendoja se më donte.

 

Në moshën 30 vjeçare fillova të merrja pilula gjumi. Por, sado të fuqishme të ishin, nuk arrija të fle më  shume se tre ose katër orë në natë. Në një moment, mendova se dorëzimi i plotë ndaj pagjumësisë do të më ndihmonte më shumë se tabletat. Kështu që u ktheva në lexim dhe shkrim sa herë që doja, dhe shpesh nuk shkoja as në shtrat. Sot, nuk kam shumë gjumë gjatë natës, por kompesoj atë gjatë pasdites. Nëse më pëlqen ajo që po lexoj apo shkruaj, nuk i mbyll sytë. Nëse nuk më pëlqen, bie në një gjumë të zhgënjyer dhe të pakënaqur. Unë i jam dorëzuar  pagjumësisë dhe e gjej gjumin si dhe kur të mundem. Në fund të fundit, unë jam duke ia dalë për bukuri./The Guardian-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button