Elena Santarelli nuk është vetëm një personazh publik i njohur nga shumë fansa. Mbi të gjitha, ajo është një femër, një nënë guximtare, e thirrur për t’u përballur me sëmundjen e djalit të saj Giacomos.
Vite më parë, djali i parë i martesës së Elenës me ish futbollistin Bernardo Corradi (kanë gjithashtu edhe një vajzë bashkë), u prek nga leuçemia. Giacomo ka qenë i detyruar të përballet me një rrugëtim të gjatë e të vështirë me kura dhe në fund ia doli ta mundte të keqen. E ëma i qëndroi përherë pranë, edhe pse shpesh u kritikua se pse vazhdonte të punonte e të jetonte sikur gjithçka ishte normale, pavarësisht sëmundjes së Giacomos.
“Më kanë bërë të ndihem keq, se po vazhdoja të jetoja, apo se shkoja në punë. Kishte dhe nga ata që mëpyesnin në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Si shkon në punë duke e lënë djalin tënd vetëm në shtëpi?”. Këto komente më bënin të ndihesha keq, edhe kur dilja për darkë me bashkëshortin tim. Madje një herë nëparukeri, dëgjova një grua pranë të thoshte: “Po çfarë do këtu Santarelli? Unë po ta kisha djalin sëmurë, do të qëndroja në shtëpi”. Pastaj unë kthehesha në shtëpi dhe bëja një dush për të larguar gjithë“papastërtitë” e jashtme. Arrita edhe ta kritikoja veten, pyesja veten: “Ma shpif. Çfarë të shkoi nëpër mend?”.
Ato shikime, ato fjalë të thonë se ekziston vetëm një vend se ku duhet të jesh: pranë djalit tënd, i cili po vazhdon akoma të mjekohet. Ato shikime të ndalojnë të kesh në mendje diçka tjetër, përveç sëmundjes”.
Elena ia doli të vazhdonte të jetonte falë Balerias, Elenës dhe Valentinës, mama që po ashtu si ajo, ia kanëdalë mbanë të përballen me sëmundjen bashkë me fëmijët e tyre. “Ndonjëherë më kap një ndjesi faji, kur i mendoj. Shumë nga shoqet që njoha në spital, i humbën fëmijët e tyre. Arrita të ndihesha edhe disi në faj,se nuk e meritoja ta kisha djalin tim gjallë. Janë ato mama që më kanë qëndruar pranë duke më nxitur tëpërjetoja çdo emocion”.
“Sot jam e lumtur që dy meshkujt e mi, Giacomo dhe Bernardo, janë më mua. Jam e lumtur që kam nxjerrë një mësim shumë të vlefshëm për çdo femër: “Mos u ndjeni në faj për gjërat që bëni. Unë jam ndjerë si një nënë e gabuar, por nuk dua të jem më e tillë. Mos e bëni as ju. Mos kini frikë të vazhdoni të jetoni”.