Personazhe

Endrrat që kanë ndryshuar botën

Nga Frankensteini tek Google, nga këngët e Beatles dhe Rolling Stones, tek zbulimi i neurotransmetimit, nga librat e Stephen King tek Tabela e Elementëve: shpikjet që kanë lindur nga një ëndërr

sh1Larry Page, bashkëthemelues i Google, ka rrëfyer se ideja e një motorri kërkimi me karakteristikat e Google i erdhi gjatë një “ëndrre’ shumë të gjallë. Fli me mikun e tij, Sergey Brin, dhe së bashku i dhanë jetë Backrubit, paraardhësit të Google.

sh2“Një mëngjes të majit 1965, u zgjova me një muzikë të mrekullueshme në kokë”, tregonte Paul McCartney për biografin Barry Miles. “Mendova: çfarë mrekullie, kush e di se si është”. Paul u ngrit dhe e luajti melodinë në piano. Më vonë, kjo do të ishte “Yesterday”. Duke qenë se nuk i kish ende fjalët, McCartney i improvizoi: “Vezë të rrahura, o vogëlushja ime, më pëlqejnë këmbët e tua”. I pëlqente tingulli, por kish ndonjë rezervë, sepse nuk arrinte të besonte që i kishte shkruajtur ai. “Kur kënga më erdhi në mendje, pyeta miqtë e mi: E njeh? Eshtë një motiv i bukur. Por nuk e kam shkruar, e kam ëndërruar”, kujton Sir Paul. Sot, “Yesterday” është në Guinness si kënga më e rregjistruar.

sh3Edhe “rivalët” e kuartetit të Liverpulit, Rolling Stones, i detyrohen një ëndrre për një prej hiteve të tyre. Keith Richards thotë se “I can’t get no, satisfaction” e kanë realizuar falë një ëndrre. Richards e imagjinoi motivin e famshëm tashmë, me tre nota, teksa gërrhiste, u zgjua për të fiksuar në regjistrues dhe pëshpëriti fjalët: I can’t get no, satisfaction, përpara se të kthehej të flinte. Një version i dytë i episodit është më pak poetik. Richards, i droguar dhe i dehur ndezi regjistruesin sepse ndihej tejet i frymëzuar. Nisi të hedhë disa akorde me kitarë, përpara se të binte në gjumë. Rezultati? Një shirit me tre akorde që hynë në histori.

sh4Në fillim të shekullit 20, shkencëtarët mendonin që transmetimi i sinjaleve në tru ndodhte elektrikisht. Pas një ëndrre, Doktor Otto Loevi u zgjua gjatë natës dhe hodhi disa reflektime në një copë letër. Kur u zgjua, kuptoi se kishte shkruajtur bazat e teorisë që do të ndryshonte historinë e mjekësisë: domethënë që informacionet transmetohen kimikisht, përmes ndërmjetësve kimikë aktivë. Gjë që më pas arriti ta demonstrojë, duke fituar Nobelin për fiziologjinë në vitin 1936.

sh5Cfarë do të ishte letërsia horror pa Frankensteinin? Aktorja Mary Vollstonecraft Shelley e ëndërroi “monstrën” pasi poeti Lord Byron kishte sfiduar atë dhe shkrimtarë të tjerë që të merreshin me histori fantazmash. gjatë një makthi të natës pa momentin në të cilin shkencëtari i marrë krijonte Frankensteinin. Mëngjesin tjetër iu fut punës për të shkruajtur vazhdimin.

sh6Misery nuk duhet të vdesë është një prej librave më popullorë të Stephen Kingut, prej të cilit është bazuar dhe një film: si e ka shpjeguar vetë autori, ideja e një fansi që mban të burgosur shkrimtarin e preferuar që të shkruajë finalen e një historie, i erdhi gjatë një ëndrre në avion. Në ëndrrën fillestare, në realitet shkrimtari vdiste. Por Kingut kjo pjesë nuk i pëlqeu dhe preferoi ta ndryshojë.

sh7Endrra më e famshme në sipërmarrje ka qenë ndoshta ajo e Elias Houe, që ndërsa punonte me projektin e makinës qepëse në 1845, pati një ëndërr të keqe ku disa kanibalë e shqyenin me heshtat e tyre. Vuri re që këto shigjeta të kanibalëve kishin një vrimë në majë dhe e aplikoi tek gjilpërat e makinës qepëse. Një shpikje e jashtëzakonshme.

sh8Matematicieni gjenial indian, Srinivasa Ramanujan nuk pushoi së shkruajturi formula dhe funksioni edhe në shtratin e vdekjes. Atyre që e pyesnin se si ai, një autodidakt, njihte të fshehtat e numrave, u përgjigjej se ia kish dhënë në ëndërr perëndesha hindu Namagiri.

sh9Disa historianë, mbi të gjitha rusë, thonë se kimisti Dmitrij Mendelejev e shpiku tabelën e elementëve falë një ëndrre. Në të vërtetë ka debat: një artikull i Psycnet, faqja zyrtare e shoqatës së psikiatërve amerikanë, shpjegon që ëndrra e Mendelejevit për tabelën periodike të elementëve në formëne  saj të plotë është e cuditshme, pavarësisht citimeve të përsëritur. Jo vetëm që ka një marrëdhënie me ëndrrën, por prova bazohet në konsideratën e dorës së dytë të një kolegu. Materialet në arkiva në fakt tregojnë se Mendelejevi kish punuar me tabelën përpara se të shihte ëndrrën.

sh10Historia është e pasur me probleme të zgjidhur në agim: kimisti Friedrich Kekule ëndërroi një gjarpër që kafshonte bishtin dhe kur u zgjua kuptoi se molekula e benzenit ishte hekzagonale; Henri Poincare zgjidhi formula matematike; Robert L. Stevenson krijoi “Dr. Jekyll dhe Mr. Hyde”. Pse? Sipas Robert Stickold, neuroshkencëtar në Harvard Medical School në Boston, ëndrra ndihmon për të pikasur lidhje të të kaluarës por që kanë kaluar pa u vënë re në gjendjen zgjuar.

Mattheu Ualker, neuroshkencëtar në Harvard Medical School thotë madje se gjendje të ndryshme të gjumit shërbejnë për konsolidimin e 3 llojeve të kujtesave: 1) Ajo hapësinore (domethënë ato që formohen duke lëvizur në një labirint apo një qytet virtual) dhe (2) ato deklarative (që fiksojnë dijet e shprehëshme me fjalë) konsolidohen gjatë gjumit me valë të ngadalta. Ndërkohë kujtimet me një përbërës të fortë emotiv (3) fiksohen gjatë fazës REM, ajo në të cilën ëndërrohet më shumë.

Leave a Reply

Back to top button