Raste të tmerrshme të iluzioneve masive
Një nga rastet më të famshme të vallëzimit masiv, ka ndodhur në Ahen të Gjermanisë në vitin 1374. Për shekujt e ardhshëm, dukuri të ngjashme do të ndodhnin në të gjithë Evropën, por një lloj i veçantë iluzioni masiv kaploi Italinë. Tarantizmi është besimi se një person, zakonisht një grua, është kafshuar nga një merimangë. Besimi popullor qe se e vetmja mënyrë për të hequr qafe helmin e merimangës, ishte kërcimi nën rritmin e një lloji të veçantë muzikor.
Tarantela kërcehet ende sot, dhe i ka rrënjët e saj në këtë iluzion masiv shekullor. Interpretimet moderne të shkrimeve mesjetare, flasin në detaje për episode të shpërthimit të tarantizmit në Itali, dhe sugjerojnë se ajo mund të ketë patur si shkak diçka tjetër. Simptomat e raportuara përfshinin zalisjet, vizionet, dhe dridhjen e pakontrollueshme, të cilat mund të jenë të lidhura me praktikat e një sekti të caktuar fetar, mënyra e të cilit qenë të panjohura për masat e gjera dhe kronistët e kohës./bota.al