Magazine

Epika dhe historia tragjike e Potemkinit të blinduar, që një gjeni i kinemasë e shndërroi në legjendë

Fara e kësaj historie rebelimi, gjaku dhe vdekjeje filloi si të gjitha historitë.

Në Shën Petërburg, të dielën 22 janar, 2000 mijë punëtorë të paarmatosur mbërritën deri  tek pallati dimëror i Car Nikolla II për një kërkesë; rrogë më të lartë dhe kushte më të mira pune kundër një pagese të qelbur dhe rregullave të ashpra të punës prej 14 orësh. Cari nuk gjendej, po shijonte fundjavën në vilën e fshatit. Xhaxhai i tij, duka, Vladimir Aleksándrovich urdhëroi hapjen e zjarrit. 200 të vdekur mes tyre gra dhe fëmijë dhe 800 të plagosur. Kjo vrasje hapi dyert për të ashtuquajturin “Revolucioni Bolshevik i 1905”, një vit greva, represion, ngritja e liderit të Vladimir Leninit, dështimit të tij në këtë tentativë të parë, prelud i 10 ditëve të nëntorit 1917 që përlotën botën dhe themeluan komunizmin; 70 vite të diktaturës që ranë në të njëjtën kohë me prishjen e blloqeve të çementos së Murit të Berlinit.

8 vite para masakrës së 1905 vendimi i zëvëndësadmiralitPilkin, shefi i Shtatmadhërisë së Armatës Ruse dhe komandanti i Flotës së Detit të Zi, në 27 dhjetor 1897 në kantierin e Mykolaiv-it filloi ndërtimin e përbindëshit të deteve; Potemkinin e blinduar, të pagëzuar për nder të Grigori Potiomkin, princi i Tauridës, ushtarak, politikan dhe dashnor i Katerinës së II.

Mbaroi në 9 tetor 1900 dhe u ankorua në portin e Sevastopolit 2 vite më vonë për t’u pajisur me armë. Madhështia e tij impononte tmerr;  i gjatë 115 metra, i gjerë 22 metra, i blinduar me çelik Krupp, emri i prodhuesit të armëve dhe manjatit gjerman Gustav Krupp, 40 topa të kalibrave të ndryshëm, 5 tuba lëshimi silurësh, më shumë se 20 mijë plumba, shpejtësi maksimale prej 30 km në orë, 26 oficerë dhe 705 anëtarë ekuipazhi. Megjithatë do të hynte në legjendë dhe tek miti për diçka më ndryshe se betejat e tij ruso-japoneze (1904-1905).

Rebelimi

Në 27 janar të 1905, Potemkin po zhvillonte praktika qitjeje në afërsi të ishullit Tendra, përballë Ukrahinës. Para vaktit të drekës, disa marinarë refuzuan të hanë “borsch”, një supë panxhari me mish, sepse mishi ishte i prishur dhe me krimba. Njëri prej komandantëve i njohur për mizorinë e tij urdhëroi ta mbulonin kuvertën me një mbulesë dhe të formonin një pozicion sulmi. Ishte një sinjal i qartë pushkatimi në masë; mbulesa do të ndalonte që gjaku të ndotte kuvertën dhe do të shërbente si një qefin kolektiv për kufomat e mbështjella dhe të hedhura në det; një praktikë e zakonshme në trazira të tilla. Një thirrje e marinarit Grigori Vakunlinchuk,  njëri prej liderve të revoltës dhe tjetri ishte Atanasio Matushenko dhe të gjithë u ngritën kundër shtypësve, vranë 7 oficerë dhe kapitenin, Yevgueni Gólikov. Guiliarovsky plagosi për vdekjes Vakunlinchuk, por marinarët morëndrejtimin e anijes. Një komitet prej 25 marinarësh zgjodhi Matushenkon si kapiten të anijes dhe vendosën të shkonin në Odesa me një flamur të kuq. Mbërritën në port në orën 10 të natës të së njëjtës ditë, ndërkohë që në qytet kishte filluar Revolucioni i 1905, kishte grevë të përgjithshme, turbullira, përballje me policinë. Një kaos që mbërriti deri tek Potemkini që kërkonin të zbarkonin për t’iu bashkuar grevistëve, por në minutën e fundit preferuan të prisnin mbërritjen e anijeve të tjera të flotës. Ndërkohë që një pjesë e qytetit u shkatërrua nga një zjarr dhe mbrëmjen e 29 qershorit shpërthyen të gjitha mëritë.

Varrimi i Vakunlinchuk u shndrrua në një manifestim të dhunshëm politik, ushtria u përpoq të mbante disa marinarë dhe në përgjigje dy të shtëna topash të Potemkinit ranë mbi një teatër, pak minuta se të filonte mbledhja e ushtarakëve caristë për të planifikuar mbrojtjen e qytetit. Topat rënduan klimën e dhunës. Rebelimi i Potemkinit ishte i  patolerueshëm për verbërinë e Carit Nikolla II. Urdhëroi të dërgoheshin dy skuadra me një urdhër ekstrem; dorëzim ose fundosje. Mëngjesin e 30 qershorit, Potemkini u nis për të kërkuar mbështetje tek tri të blinduarat e tjera, por kapitenët e tyre as nuk i mbrojtën as nuk i sulmuan, kështu u nis drejt portit të vet. Skuadra e dytë e formuar nga të blinduarat “Rostilavi” dhe “Sinopi” mbërriti nën udhëheqjen e zëvendësadmiralit Aleksander Krieger, komandant i flotës së Detit të Zi që kërkonte dorëzimin e rebelëve. Potemkini nuk u dorëzua, u nis, avancoi mes dy anijeve duke pritur për më të keqen, por marinarët e skuadrave refuzuan të shtinin kundër vëllezërve të tyre. Megjithatë po i mbaronte uji, ushqimi dhe lënda djegse. Marinarët e çuan në portin e Feodosias, nëKrime, por guvernatori pranoi vetëm t’u jepte ushqim. Një komando e marinarëve u përpoq të vidhte arka me karbon, e vetmja mënyrë për të udhëtuar, por garnizoni i portit i ngriti kurth dhe vrau 22 nga 30 dhe Potemkini me fatin e paracaktuar mbërriti në Kostanca natën e 7 korrikut. Dorëzimi ishte i pashmangshëm. Matushenko me një akt dëshpërimi dhe të fundit dërgoi të hapeshin valvulat për ta fundosur….por anija lundroi shpejt. Fundi i epopesë.

Në tetor, emrin Potemkin u ndryshua me Panteleimón për nder të Shën Panteleimonit.  Luftoi kundër perandorisë otomane gjatë Luftës së Parë Botërore. Emri i fundit i tij, Boréts za svobodu, iu hoq në vitin 1923 dhe u zhduk nga lista e anijeve ruse në 21 nëntor 1925.

U zhduk nga lista, por jo nga kujtesa dhe aq më pak nga epika. Në atë vit një regjisor gjenial i kinemasë, Serguéi Eisenstein (1898–1948), nxori filmin e tij me titull “Potemkini i blinduar”, pa zë, bardhë e zi, 77 minuta. Një skenar mjaft i arrirë jo për meritë vetëm të regjisorit, por edhe të skenaristes Nina Agadzhánova, 8 personazheve kryesorë që i jep vlerë rastit Potemkin si një paraprijës i padiskutueshëm i Revolucionit Rus të 1917; 93 vjet nga shfaqja në teatrin Bolshoi vazhdon dhe konsiderohet si një nga 10 veprat më të mira botërore në celuloid.  Është i ndarë në 5 seri; “Njerëz dhe krimba”, “Drama në gjirin Tendra”, “Vdekja thërret”, “Shkalla e Odesës” dhe “Takimi me skuadrën”. I shkëlqyer edhe në montazh, i krijuar për të përkujtuar 20 vjetorin e revolucionit rus të 1905 me një mesazh për të gjitha format e artit; “njeriu i zakonshëm dhe i shtypur që vendos të thyejë zinxhirët”, përmban një skenë të paharrueshme si shkallët e Odesës.  Pas shfaqjes së tij, mrekullia Potemkin u shfaq edhe në SHBA, Gjermani me shkurtime dhe u ndalua gjatë regjimit nazist, u ndalua edhe në Spanjë, Britaninë e Madhe, Francë për shkak të përmbajtjes revolucionare, pësoi prerje edhe në vetë Bashkimin Sovjetik, sipas atyre që e kishin radhën në Kremlin.

Megjithatë si të gjitha veprat e artit u përball me të gjithë dhe kundër të gjithëve. Mori homazhet më të mira; u rikrijua nga Francis Ford Coppola  tek “Kumbari”, Brian de Palma  tek “Të paprekshmit”, versioni më perfekt, Woody Allenen  me “Bananas”, Terry Gilliam në “Brazil”,Peter Segal  në “Pistoleta lakuriq 33/1/3” madje deri tek dy episode “The Simpsons”.

Mesazh për lexuesin: nëse nuk e keni parë, keni humbur një nga emocionet më të mëdha për të cilin është e aftë vetëm kinemaja. Sot gjendet në të gjitha platformat, është pronë publike. Zgjat 77 minuta, më pak se një ndeshje futbolli. Jeni të ftuar ta shihni këtë kryevepër. / Përgatiti: F. Agastra – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button