Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emision in “Ëake up”, ku ka zbuluar prapaskenat e filmit që pritet të bëjë namin në kinematë shqiptare që prej 28 marsit, “2 gisht mjaltë”.
Dy protagonistët kryesorë të filmit janë pikërisht Ermali dhe këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata.
Mamaqi ka rrëfyer se nuk e ka pasur aspak të lehtë realizimin e filmit, pasi si producent, i është dashur të mbajë mbi supe shumë përgjegjësi.
Gjatë intervistës, aktori ka zbuluar gjithashtu se filmi ka kapur shifra marramendëse, pasi vetëm një ditë xhirimi i ka kushtuar plot 15 mijë euro.
Ndërkohë për Elvanën, Ermali tregon se ka aktruar në mënyrë të shkëlqyer, madje ka pasur raste kur asaj i është dashur të qëndrojë edhe dy ditë pa gjumë.
Po ashtu, në kastin e këtij produksioni ka edhe shumë emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Lako, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori e shumë të tjerë.
Në këtë film do të shikojmë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa bën celebrimin e çiftit. Duke filluar nga data 28 Mars, ky film do të jetë në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.