Motivuese

Eshtë e rëndësishme të kujdesemi për veten tonë, që të kujdesemi dhe për të tjerët

Edhe kur humbim ekuilibrin dhe jemi të detyruar të lundrojmë në një det vështirësish, ne do të kemi shumë njerëz në anën tonë. Megjithatë, ne nuk duhet të mbështetemi shumë në ta, sepse me siguri nuk do të kemi pranë numrin e njerëzve që shpresonim: dikush do të mungojë dhe, në vend të kësaj, dikush tjetër do të shtohet në mënyrë të papritur. Kjo është arsyeja pse nuk mund të llogarisim forcan që njerëzit që na shoqërojnë na sjellin, por ne mund të masim forcat tona.

Ndonjëherë, për shembull, duhet të ndajmë veten nga dikush dhe do mendojmë se nuk mund të dalim nga kjo situatë; ne nuk e kuptojmë idenë se duhet që pikësëpari të jemi për veten tonë dhe pastaj për të tjerët. Dhe kështu bëhemi të varur. Megjithatë, ky është vetëm një iluzion: ne do të arrijmë të dalim prej tij dhe nuk do ia lëmë mangut respektin vetes sonë.

Në thelb, jemi ne që duhet të rrijmë me veten. Pjesa tjetër vjen vetëm në formën e kujdesit, të dëshirës për të qenë të mbuluar, të distancave që kurrë nuk kanë ekzistuar.

Në këto raste, vetëvlerësimi është thelbësor: besimi tek vetja jonë është hapi i parë për të kapërcyer çdo lëndim dhe për të gëzuar plotësisht gëzimet e jetës. Jo vetëm kaq: të vlerësojmë dhe të duam veten tonë për ata që jemi, është kusht themelor për t’u dashur dhe respektuar nga të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close