Shkence

A është e vërtetë që në botë ka 6 njerëz fiks si ti?

Screen Shot 2016-03-16 at 19.30.07

Të ashtuquajturit “Doppelgängers” ekzistojnë, por a ka 6 të tillë për çdonjërin prej nesh, kjo ende nuk është vërtetuar. Eshtë një besim i kahershëm i përcjellë nëpër kohëra, se diku është një njeri fiks si ti dhe që nuk ka lidhje familjare.

Vitin që kaloi, Harry English, Terence Manzanga dhe Niamh Geaney vunë një bast të gjenin kopjen e tyre brenda 28 ditësh; Geaney krijoi “Të huajt binjakë” në facebook dhe ishte i pari nga të tre që gjeti kopjen e vet.

Daniele Podini, një shkencëtar dhe ekspert i njohjes së pamjes së fytyrës në Universitetin Xhorxh Uashington nuk është i bindur që doppelgängers-at ekzistojnë. Megjithatë, ai e pranon se është statistikisht e mundshme, për shkak të numrit të madh të njerëzve në botë dhe që gjenet tanë kombinohen në mënyrë rastësore duke bërë që disa prej nesh të jemi të ngjashëm. Podini thotë se për shkak të mënyrës si ne procesojmë fytyrat e njerëzve dhe përvojat tona, pretendimi është shumë subjektiv. Ndërkohë që shkenca ka ende dyshime dhe i duhen më shumë kërkime në gjenetikë për të konfirmuar këtë teori, ata që kanë gjetur kopjen e tyre nuk kanë nevojë të binden. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close