Thenie

“Është në duart e tua, për të krijuar një botë më të mirë për të gjithë ata që jetojnë mbi të”

Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga Nelson Mandela.

“Karakteri përcaktohet nga mënyra se si i trajton ata që nuk mund të bëjnë dot asgjë për ty”.

“Nëse na shkaktojnë një plagë të thellë, ne asnjëherë nuk arrijmë të shërohemi vërtet, deri në momentin që falim”.

“Ne duhet ta përdorim kohën tonë me mençuri dhe të kuptojmë se çdo moment është i duhuri për të bërë diçka”.

“Gjithmonë duket si e pamundur, deri në momentin që e realizon edhe vetë”.

“Është në duart e tua për të krijuar një botë më të mirë për të gjithë ata që jetojnë mbi të”.

“Nëse dikush bën diçka të mirë për ty, duhet që t’ia kthesh po njësoj”.

“Sa më i informuar të jesh, aq më pak arrogant dhe agresiv je”.

“Shpresoj që në çdo kohë, zgjedhjet tuaja të reflektojnë shpresat e tua dhe jo frikërat e tua”.

“Unë nuk humbas asnjëherë. Unë ose fitoj, ose mësoj”.

“Fyerjet janë si të pish vetë helm dhe të shpresosh që të vdesin armiqtë e tu”.

“Mos më gjyko për herët që dështoj, por për gjithë herët që unë ngrihem përsëri pas një rrëzimi”.

“Çdokush mund të rritet mbi gjithë rrethanat që i shfaqen dhe të arrijë sukses, nëse është i përkushtuar  dhe i pasionuar për gjërat që bën”.

Leave a Reply

Back to top button