Akuzohet për çdo fatkeqësi ekonomike, e megjithatë shërben si një mburojë për destabilitetin
Prej disa javësh Evropa e bashkuar, ekonomia e tretë botërore në aspektin e fuqisë blerëse, arriti në 20.000 miliardë euro në vit, jo larg Kinës dhe SHBA-së. Monedha e përbashkët, kontribuon në suksesin ekonomik, duke rritur efikasitetin dhe konkurrencën. Ajo është gjithashtu mburoja jonë ndaj monedhave rivale, veçanërisht juanit kinez.
E megjithatë, votuesve të rebeluar u intereson pak që euro është e nevojshme për t’u mbrojtur. Sipas këndvështrimit të tyre, lufta ekonomike është e humbur, dhe euroja shihet si pjesë e katastrofës. Një mungesë dashurie e rrezikshme:për të mbijetuar, monedha duhet të jetë e dashur, dhe në Evropë askush nuk e pëlqen euron. Le të shohim shkaqet, duke pasur parasysh të shkuarën.
Paraja e parë kontinentale, daton që në epokën e romakëve, të cilët në kulmin e lavdisë, do të njihnin lidhjen midis sovranitetit dhe monedhës. Denarius (4.5 gram argjend) bashkonte 100 milionë qytetarë, në një territor më të madh se sa BE-ja e sotme. Romakët qenë ndërkohë të parët që i atribuan monedhës vlera morale. Sipas filozofit stoik Epiktet, “nëse ajo përmban portretin e perandorit të dashur Tiberi, ruaje. Nëse është i urryeri Kaligula, flake tej”.
Me pak fjalë, për paraardhësit tanë, sovraniteti dhe etika nxitën respekt për monedhën. Jo e kundërta, si në rastin e euros. Një mijëvjeçar më vonë, do të prodhohej një monedhë e madhe e përbashkët nga ana e Perandorisë së Shenjtë Romake:taleri (25.9 gram argjend). U përdor në pak rajone, të cilat respektonin sovranitetin qëndror. Gjetiu në perandori, taleri refuzohet, pavarësisht dobishmërisë në biznes.
Cikli i dollarit amerikan, na mëson një tjetër leksion. Pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika respektohej për parimet e demokracisë dhe fuqisë ekonomiko-ushtarake. Dollari, simboli i admiruar i etikës dhe pushtetit, dominon shkëbimet tregtare, investimet dhe rezervat valutore. Shtetet e Bashkuara shfrytëzojnë “standartin e dollarit”, në kohëra të mira apo të keqija. Në Evropë promovojnë sigurinë (NATO) dhe prosperitetin (punë dhe eksporte).
Në të njëjtën kohë, në borxh me monedhën e tyre që e emetojnë pa fund, SHBA-ja nuk rrezikohej nga ndonjë problem valutor. Por privilegji nuk zgjat:katastrofat strategjike (Vietnami, Afganistani, Iraku), kapitalizmi i babëzitur (konsumi i financuar nga borxhi) dhe spekulimi financiar (shkaku i krizës së vitit 2008), e bëjnë Amerikën dhe monedhën e saj gjithnjë e më pak të dashur dhe të frikshme.
Nuhat rreziqet presidenti e ri Tramp, që dëshiron t’i “rikthejë Amerikës madhështinë”. Do të shohim çdo të ndodhë:tani për tani qëllimi është t’i jepet dollarit një shtysë e re, në krizë prej dy dekadash. Këta shembuj, na ndihmojnë të kuptojmë vështirësitë e euros, që nuk e tradhton rolin historik të monedhës së përbashkët:atë të të mos qënit në gjendje të kënaqë pritshmëritë.
Ajo vuan faktikisht nga një problem gjenetik. Fillimisht, në vitet 1980, qëllimi qe të krijohej një monedhë për të shfrytëzuar përfitimet nga integrimi ekonomik (tregu kontinental) dhe bashkimi politik (institucionet mbikombëtare), kurorëzim i një projekti historik për t’i dhënë një të ardhme paqësore kontinentit. Kjo ishte teoria. Praktika rezultoi e ndryshme:euro lindi parakohe, mishëroi nacionalizmat e të kaluarës, me një mënyrtë të re për të bërë luftë me fqinjët – jo në llogore, por në korridoret e pushtetit në Bruksel.
Në fakt, monedha e përbashkët lindi në vitin 1989, kur rënia e komunizmit dhe ribashkimi, e shndërruan Gjermaninë në vendin më të madh të Evropës, si nga popullsia ashtu edhe të ardhurat për frymë. Qeveritë e tjera i kapi paniku. Franca i druhej mbi të gjitha supremacisë së pashmangshme të armikut të përhershëm, dhe në veçanti dominimit të monedhës rivale, markës.
Për të evituar rrezikun dy presidentët francezë të kohës, Miteran në Paris dhe Delor në Bruksel, propozojnë krijimin e monedhës së përbashkët, pikërisht për të shkatërruar markën gjermane – dhe “tredhur Gjermaninë”. Më kujtohet ankthi i guvernatorëve të bankave qëndrore, Çampi mes tyre, për të parë një qëndrim pozitiv në favor të monedhës së vetme, të cilën ata e propozojnë si rezultat të interesave të përbashkëta, dhe jo hakmarrjes politike.
Gjermania gjithësesi pranon, me kushtin që euro të modelohej sipas markës së saj:pavarësi ligjore të Bankës Qëndrore Evropiane, rregulla asimetrike (rigoroze vetëm për debitorët) dhe selinë e BQE në Frankfurt. Me kalimin e kohës, eurobonot dhe ristrukturimi i borxhit u braktisën; më së fundmi, bashkimi bankar lindi me probleme. Strategjia gjermane e kontrollit dështoi.
Rezultati është një standard i euros që nuk promovon sigurinë (shpenzime ushtarake aspak domethënëse), nuk perhaps mirëqenien (pabarazi ekonomike të vazhdueshme), dhe nuk ka as pasoja monetare për vendet e forta (monedha është e përbashkët). Pra si të dilet nga kjo situatë? Aktivizmi i BQE-së nuk mund të shpëtojë euron, që aktualisht është pa modalitetet që historikisht e legjitimojnë monedhën.
Kurrë më parë në histori, një monedhë i ka paraprirë krijimit të një qeverie dhe një ushtrie.
Nuk mund të imagjinohet Rezerva Federale e SHBA-së, e cila menaxhon dollarin, të veprojë pa Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin. Ndërkohë në Evropë mungon politika e jashtme dhe mbrojtjes së përbashkët, dhe nuk ka ndërkaq as financa të përbashkëta.
Është pastaj edhe çështja morale:monedha pasqyron etikën e institucioneve që përfaqëson. Dhe opinioni publik nuk vlerëson samitin e BE-së që akuzohet për korrupsion (Barroso), ricklizëm dhe evasion fiskal (Junker). Burokratët e Komisionit Evropian janë inatçorë dhe të dëmshëm, Parlamenti panevojshmërisht i kushtueshëm. Politika e ka shtyrë euron në mes të detit.
Të vazhdohet kështu më tej është e pamundur, duke pasur parasysh psikozën mbizotëruese elektorale. Dalja nga unioni, sikurse veproi Britania e Madhe, është historikisht e gabuar: monedha e përbashkët është e domosdoshme. Komisioni Evropian ka paralajmëruar një ‘Libër të Bardhë’ për pranverën e ardhshme, për të zgjidhur mangësitë aktuale institucionale dhe morale. Nuk ka kohë për t’u humbur.
Në horizont përvijohet një kuadër i ri monetar, standardi i juanit, që mbështetet mbi Ushtrinë Popullore (më e madhja në botë) dhe Bankën Popullore të Kinës (me rezerva valutore 3000 miliardë dollarë). Blerjet e sasive të mëdha të arrit nga Pekini, tregojnë qëllimin e tij për të propozuar një standard monetar të bazuar tek ari Një atribut që dollari e ka humbur në vitin 1971, ndërsa euro nuk e ka patur asnjëherë. / La Stampa – www.bota.al