Bota

“Europë, dua të të flas!”

Cameron përgatit listat e kërkesave për Brukselin, që të shmangë Brexit.Por sa vë bast? Llogaritë e Kryeministrit anglez, ndërsa “tifozeritë” organizohen

Screen Shot 2015-10-25 at 16.01.06

Brexit është si një “dua të të flas” kërcënues që vërtitet prej vitesh mbi Londër dhe Bruksel. Çifti anglo – europian është paksa në krizë, mjaft i trishtuar, por nuk mund të thuhet se martesa ka mbaruar. Bëhet fjalë për të ripëkufizuar ndonjë rregull, për të treguar paksa bashkëpunim reciprok dhe pastaj mund edhe të procedohet: do të shtiret ndonbjë buzëqeshje, kush është që nuk e bën? Por qysh kur “dua të të flas” ka marrë përmasat e një referendum për t’u mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar brenda 2017 – ideja ka qenë e Kryeministrit konservator David Cameron: kushedi nëse tashmë është penduar –, qysh kur tonet dhe temat e bisedës janë vënë në zotërim publik, qysh kur është vendosur se do të jetë populli sovran britanik ai që vendos (dhe dihet sesa euroskeptikë janë anglezët dhe sa pak sondazhe arrijnë që ta kapin: do të jetë makth), qysh kur janë formuar tifozeri kundërshtare dhe luftarake, frika se mos martesa del nga kontrolli i bashkëshortëve është gjithnjë e më e lartë.

Sa për të filluar, në Bruksel – ku klima është shumë bashkëpunuese, vetëm negociatorët në nivel “teknik”, ka shkruar “The Guardian”, janë lodhur: mblidhen nga korriku, nuk dinë kurrë se çfarë të thonë – pyetja më e shpeshtë është: do të na flasësh, i dashur Cameron, e kemi kuptuar, por për çfarë saktësisht? Fundjavën e kaluar, gazetat britanike kanë nxjerrë 4 kërkesat që Londra do të donte të paraqiste në samitin e krerëve të shteteve europiane: janë pikat rreth të cilave vërtitet negociata, pasi e gjitha fushata europeiste, e së cilës është pjesë edhe qeveria konservatore, mbëhstetet mbi premisën se gjërat duhet gjithsesi të ndrushohen, se raporti midis Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të mbetet kështu siç është tani. Nëse përfundohen me sukses një negociatë e mirë dhe reforma europiane të mira, qëndrohet bashkë: përndryshe Brexit është dhe do të jetë i pashmangshëm.

Downing Street nuk ka konfirmuar asgjë nga ajo që ka rrjedhur në media: qeveria ka frikë se mos copa e letrës e pretendimeve të saj përfundon pikërisht në duart e shtypit dhe tashmë thashethemnaja është e vështirë në vetvete, pa llogaritur se rreth saj flasin të gjithë. Kështu, për momentin, kërkesat e Londrës janë ende në formë gjysmëzyrtare dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse e nervozon si Brukselin, ashtu edhe tifozeritë: është vështirë të dilet nga retorika nëqodtëse nuk dihet se për çfarë do të diskutohet konkretisht. “Financial Times” ka grumbulluar dëshmitë e shumë diplomatëve europianë që insistojnë: na thoni se rreth kujt do të vërtitet negociata, përndryshe nuk do të arrihet të sigurohet rezultati i kënaqshëm për të dy. Situate ka një paradoks: Cameron nuk e do Brexit, Europa nuk e do Brexit, megjithatë po krijohet pikërisht një klimë prej Brexit.

Sipas asaj që është shkruar, kërkesat parashikojnë: sigurimin formal nga ana e Brukselit të faktit që Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë kurrë pjesë e një supershteti europian; një deklaratë në të cilën të thuhet se euro nuk është monedha e Bashkimit Europian, por se Bashkimi Europian parashikon shumë monedha; mundësinë që grupe Parlamentesh kombëtare të mund të hedhin poshtë projektdirektivat e bëra nga Komisioni Europian; një riorganizim të Bashkimit Europian në mënyrë që të mos jetë një superpushtet i 19 anëtarëve të Eurozonës mbi të gjithë 28 anëtarët. Sikur të ishte kështu, do të bëhej fjalë për një seri kërkesash për më tepër simbolike, edhe pse pika kryesore është procedurale: është e nevojshme të modifikohen traktatet? Përgjigja është po, negociata mund edhe të konsiderohet e vdekur. Për momentin, asnjeri në Europë nuk ëndërron që të vërë dorë tek traktatet – ju kujtohen se vitet e pikëpyetjeve identitare kanë qenë ato të ratifikimit të traktateve në nivel kombëtar? Rruga e mesme e pranueshme është shtimi i protokolleve traktateve ekzistues, në mënyrë që Londra te jetë e sigurtë se dëgjohet dhe mbijetesa europiane nuk vihet shumë në diskutim.

Siç ndodh shpesh në Europë, problem është koha. Sipas disa burimeve, Cameron nuk e ka përgatitur akoma listën e temave për të negociuar, ndërsa në Bruksel na thonë se duhet të paktën një muaj nga kur kërkesat të jenë paraqitur në atë kur mund të nisen të diskutohen: për të filluar negociatën në dhjetor dhe ndoshta për të marrë një dhuratë dashurie për Krishtlindje, Cameron duhet të nxitojë. Funksionarët europianë ankohen për faktin se nuk ka pasur asnjë lloj briefing dhe nuk dihet nëse duhet preokupuar më shumë për faktin që procesi mund të mbahet sekret apo faktin që anglezët nuk e kanë idenë se çfarë të fusin në listën e mallkuar. Në pasiguri, në Bruksel shtiret një durim sigurues dhe në Londër zihen për çdo indiskrecion.

Tifozeritë janë organizuar. Gjatë ditëve të fundit dy blloqet kundërshtare – “in or out” apo “stay or leave” – i janë prezantuar publikut, me yjet e tyre të referimit dhe me programet e tyre. Fushata “Britain Stronger in Europe” drejtohet nga Stuart Rose, ish shef i Marks & Spencer, dhe mbështetet nga 3 ish kryeministra: laburistët Tony Blair e Gordon Broën dhe konservatori John Major. Bota e biznesit është pothuajse krejtësisht në favor të fushatës për të qëndruar në Europë: Mike Rake, President i kompanisë së telekomunikacioneve British Telecom, ka thënë se bota e biznesit ka “detyrën, detyrimin dhe të drejtën” të shpjegojë se çfarë dëmesh Brexit mund t’u shkaktojë investimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Confederation of British Industry (CBI), që përfaqëson rreth 190000 kompani britanike, shumë herë ka shpjeguar se izolimi politik do ta bënte vendin më të varfër: për të qenë qytetarë globalë, anglezët nuk mund të tërhiqen brenda kufijve kombëtare të tyre. Numrat në dorë, mbështetësit e Europës demonstrojnë se vendi do të ishte më i varfër i vetëm dhe ndërkohë kërkojnë që të mos u merret nga dora tema e patriotizmit: është pikërisht se e kemi shumë për zemër atdheun tonë dhe identitetin tonë, thonë, që duam të qëndrojmë në Bashkimin Europian.

Nëse e ashtuquajtura “In Campaign” është kohezive – mbetet për t’u kuptuar se çfarë do të bëjë grupi europeist i drejtuar nga ish ministry laburist Alan Johnson, por shumë theksojnë se do të bashkohet në mënyrë komode nën ombrellën e “Britain Stronger” – në fushën e “jo”-së ka dy grupe që kontestojnë lidershipin e euroskepticizmit: “Vote Leave” dhe “Leave.eu”. Fushata “Vote Leave” është lançuar me 9 tetor, është bipartiake dhe drejtohet nga Mattheë Elliot, themelues i Tax Alliance, e nga Dominic Cummings, ish këshilltar special i ministrit konservator Michael Gove. “Vote Leave” përmbledh 3 grupe kryesore: “Conservatives for Britain”, që ka si president Nigel Laëson, Kancelar i Skakierës i Margaret Thatcher, dhe si yll tjetër Norman Lamont, Kancelar i Skakierës i John Major,që thekson se është e nevojshme të nisen përgatitjet për divorc, pasi Cameron është i zoti, por me Europën nuk mund të bëhen aspak traktativa. Grupi i dytë është “Business for Britain”, dega euroskeptike e botës së biznesit, që thotë se duhet me qenë gati për daljen: ka botuar kohët e fundit një raport prej 1000 faqesh, që të gjithë e citojnë dhe që pak e kanë lexuar, me titullin “Change or go”, në të cilin i sugjerohen qeverisë se çfarë reformash t’i kërkojë Europës. Grupi i tretë është “Labour Leave”, i krijuar dhe i mbështetur nga du parlamentarë britanikë shumë solidarë: përjashto lëvizje beli të bazhdueshme të bëra nga lidershipi i Jeremy Corbin (krejtësisht të mundshme), Labour është në favor të një anëtarësimi të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian.

Fushata “Leave.eu” është themeluar nga Aaron Banks, financues i partisë indipendentiste UKIP, dhe përkufizohet “organizata grassroot që rritet më shpejt e të gjithë Mbretërisë së Bashkuar”: do të aderonin 175000 persona qysh kur ka nisur në gusht (atëhere quhej “The know”). Deri të dielën e kaluar, “Leave.eu” kishte mbështetjen e plotë dhe entuziaste e Nigel Farage, udhëheqësit të UKIP-it, por diçka duhet të ketë ndryshuar nëse Farage ka deklaruar se i mbështet të dyja fushatat eurskeptike dhe se shpreson në një sinergji të tyre që të mund të arrijnë rezultatin e përbashkët: daljen nga Europa. Douglas Carswell, përfaqësuesi i vetëm i UKIP-it në Dhomën e Komuneve (është një ish konservator), ka vendosur që të shkëputet nga “Leave.eu” dhe të bëjë fushatë për “Vote Leave”: kemi nevojë për aleatë në Europë, ka shkruar Carswell tek “Telegraph”, nuk mund të jemi vetëm mendjemëdhenj dhe të paedukatë.

Kur Cameron do të fiksojë më së fundi datën e referendumit – brenda 2017: më mirë përpara sesa prapa, thonë ekspertët – Komisioni Elektoral do të dizajnojë një fushatë për “in” e një për “out” dhe secila prej tyre do të ketë në dispozicion 7 milion paund që ta shpenzojë për kauzën e vet: sipas “The Economist” do të zgjidhen “Britain Stronger in Europe” dhe “Vote Leave”, që në fund do ta absorbojë “Leave.eu”.

Europeistët shpresojnë se kanibalizmi midis euroskeptikëve të luajë në favor të tyre, port ë mbështetesh mbi problemet e të tjerëve nuk është kurrë një strategji fituese: përkundrazi, europeistët kanë tashmë problemin që konsiderohen “ata të establishmentit”, të paaftë që të kuptojnë se cilat janë nevojat e vendit dhe, për pasojë, negociatorë mediokër. Është skema skoceze: të arsyeshmit qenë për unionin, por deri në fund janë perceptuar si manipulatorë të largët të gatshëm që të kërcënojnë “quitters”, ata që donin të shkëputeshin (mos e shqiptoni kurrë fjalën “quitter”: është më keq se ofendim). Pozicioni i Cameron mbi “Eword”, nëse është i mundur, është akoma edhe më i komplikuar.

Kryeministri ka qenë një euroskeptik i matur për një pjesë të mirë të karrierës së tij, siç e ka riepiloguar Ryan Heath i “Politico Europe”: kur u afrua në politikë në fillimin e viteve Nëntëdhjetë, Mbretëria e Bashkuar sapo ishte përxënë nga mekanizmi i shkëmbimit europian dhe Cameron mendonte se Bashkimi Europian ishte një lodër pak e parëndësishme midis francezëve dhe gjermanëve; kur kandidoi për Parlamenti në 1997, tha se ishte kundër një unioni monetar europian; në 2000 u klasifikua midis euroskeptikëve të Tory, edhe pse tha se nuk ishte në favor të një daljeje nga Bashkimi Europian; në 2005, për neutralizuar rivalin e tij për lidershipin e partisë David Davis, tha se donte t’i hiqte Tory nga grupi i Popullorëve europianë.

Tani, Kryeministri duhet të gjejë një ekuilibër që në të njëjtën kohë të jetë i pranueshëm për europianët dhe i pranueshëm për britanikët shumë më kërkues, duke u kujdesur që të sjellë në shtëpi një reform të Europës të shitshme pranë elektoratit të tij që përfundon për t’i anashkaluar mbështetësit e tij në Europë, të parën e të gjithëve Kancelaren gjermane Angela Merkel. Siç i ka shpjeguar një funksionar i qeverisë anglesë të përditshmes “Financial Times”: “Nuk mund të kërkojmë 5 torta dhe të kthehemi në shtëpi me 3”.

Sipas një analize të Open Europe, një think tank euroskeptik, 69 parlamentarë konservatorë janë për të dalë nga Europa, 58 janë për të qëndruar: janë 203 sëing voters për t’u bindur. Nëse pretendentët e fronit të Cameron pozicionohen në tone më euroskeptike se të tijat – Boris Johnson, kryebashkiaku i Londrës, ka thënë pak ditë më parë se sigurisht që të ishte më mirë të qëndrohej në një Europë të reformuar, “por çmimi për të dalë nuk ka qenë kurrë kaq i ulët” – Kryeministri vazhdon të kërkojë një bocë negociate që mundëson edhe të tejkalohen arteficat ligjorelidhur me traktatet. Por, siç shkruan Alex Barker tek “Financial Times”, “në një mënyrë apo në një tjetër, “çështja britanike” sureale mund të gjejë përgjigje vetëm me një forcë politike brutale”.

Që është pastaj një negociim i strategjisë së adoptuar deri më tani nga Londra dhe Brukseli, e mbështetur mbi dialogun e bashkëpunimin dhe dëshirën për të qëndruar bashkë. Por Mbretëria e Bashkuara nuk ka qenë shumë e dashur me Europën: “Asgjë nuk ka nxjerrë jashtë talenti për masat gjysmake të britanikëve sa projekti europian”, ka shkruar Janan Ganesh në “Financial Times”. “Mungonim kur është krijuar, pastaj kemi hyrë, pastaj kemi votuar mbi mundësinë për ta lënë, pastaj kemi konceptuar tregun e përbashkët, pastaj kemi refuzuar monedhën e përbashkët, pastaj i kemi shtyrë kufijtë e Europës drejt lindjes dhe jemi ankuar për pasojat dhe tani për kërkojmë që të rishikojmë termat e anëtarësimit tonë përpara se të votojmë edhe një herë akoma mbi mundësinë për t’u larguar”. Por, ashtu si tek martesat, dikush largohet dhe dikush qëndron dhe zakonisht kush largohet është edhe ai që thotë, hazërxhevap, me ton të rëndë e fytyrë të ngrysur: duhet të flasim. “Quhet dinakëri”, konkludon Ganesh, “dhe funksionon”.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button