SH.B.A është deri më tani kombi më i goditur nga koronavirusi vdekjeprurës, me më shumë se 2.3 milion raste dhe më shumë se 120,000 vdekje të konfirmuara.
Vendet e BE-së kanë qenë kryesisht të mbyllura që nga mesi i marsit për të gjithë qytetarët jashtë bllokut, përveç rasteve të “udhëtimit thelbësor”. Në mënyrë të ngjashme dhe në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara mbyllën kufijtë e tyre për shumicën e shtetasve evropianë.
Rritja e niveleve të infeksionit në disa shtete amerikane ka shqetësuar zyrtarët evropianë për mundësinë që udhëtarët të mund të shkaktojnë një valë të dytë të infeksioneve në kontinent. Por ndalimi i turistëve amerikanë mund të nënkuptojë miliona dollarë në të ardhura të humbura nga turizmi për vendet që përpiqen të kthehen në këmbët e tyre ekonomikisht pas muajsh të bllokimeve.
Në të vërtetë, disa vende të BE-së tashmë kanë hapur kufijtë e tyre për vizitorët që nuk janë pjesë e BE-së. France 24 / bota.al