Bota

Fabrika e eurokratëve

Çdo vit mijëra të rinj vijnë në Bruksel për të bërë një stash në institucionet e Bashkimit Europian. Konkurrenca është mjaft e egër dhe për të gjetur hapësirë u duhet kushtuar vëmendje të madhe marrëdhënieve personale. Por pë rata që ia daolin happen dyert e elitës politike dhe ekonomike

Shikon përpara, rruga është e lirë. Pa shikuar as majtas, as djathtas, Stoyan Kaymaktchiyski përshkon një rrugë shumë të trafikuar të lagjes europiane të Brukselit. “Nuk ka rëndësi nga vjen”, thotë kur e pyes për vendlindjen. “Është shumë më e rëndësishme ku shkon”. Kaymaktchiyski është 26 vjeç dhe ka lindur e është rritur në Sofje. Sapo ka lënë zyrën e tij me një kostum të zi e kollare, por në 18 e 30 të kësaj të hëne duket se dita e tij e punës nuk ka përfunduar Akoma. Bile përshtypja është se pjesa më e rëndësishme fillon pikërisht tani. Impenjimet e stazhierëve në institucionet europiane nuk përfundojnë me orarin e punës. Edhe koha e lirë e tyre është e planifikuar me kujdes ose, siç thonë shumë, e “organizuar” nga 26 nënkomisione. Kaymaktchiyski është i impenjuar në komisionet për kohën e lirë Alumni network dhe Carriera. Nuk humbet as edhe një eveniment: është e rrallë që të heqë dorë nga mundësia për të lidhur kontakte. E di sesa është e rëndësishme të jesh në vendin e duhur në momentin e duhur dhe prej 5 muajsh sforcohet që të jetë kudo. Këtë mbrëmje po shkon në një takim që ka kontribuar ta organizojë: titullohet Speednetworking për profesionistë të rinj.

Në një sallë të Universitetit të Maastricht, 5 tavolina janë zënë nga njerëz që kanë arritur të sigurojnë atë që stazhierët e ëndërrojnë akoma: një punë të vërtetë. Të rinjtë marrin këshilla dhe udhëzime nga profesionistë dhe në fund patatina dhe arançata: takime si ku vlerësohen shumë, pasi mundësojnë edhe të kursehet një darkë. Kaymaktchiyski kalon nga një grup tek tjetri, nuk do të humbasë asgjë. Përshëndet femrat me një të puthur të lehtë dhe ndihmon folësit që të heqin palltot. Teksa përshëndetet me një bashkëbisedues shikon atë që vjen prapa krahëve të tij për të mos lënë t’i shpëtojë asnjë person i rëndësishëm. “Kërko të influencosh sekretaren”, i sugjeron një grua që punon si e ngarkuar me shtypin në sferat e larta të Komisionit Europian. “Ftoje për një kafe, bëji ndonjë kompliment. Me ndihmën e saj mund t’ia dalësh”. Kaymaktchiyski buzëqesh me dinakëri: nuk e dinte akoma këtë truk, por do t’i duhet ta mbajë në mendje nëse do t’i realizojë ambiciet e tij, domethënë të arrijë në një pozicion në të cilin do të ketë shumë pushtet dhe pak përgjegjësi. Por më parë i duhet të gjejë një punë dhe tashmë i mbetet pak kohë: 35 ditë. Pastaj emri i tij do të fshihet nga databaza Blue Book e Komisionit Europian, programi më i madh për stazhierë në botë. 2 herë në vit, 25000 të rinj konkurrojnë për 630 vende.

Çdo vit 2000 stazhierë pushtojnë lagjen e Brukselit ku ndodhen institucionet europiane. Mosha mesatare e tyre vërtitet rreth 28 vjeçëve. Flasin me lehtësi gjuhë të ndryshme, kanë studiuar e punuar jashtë, në kurrikulumet e tyre spikasin diplomime pranë universiteteve më të mirë të Europës. “Jemi elita e re e kontinentit”, thotë Kaymaktchiyski. Një stazh pranë institucioneve të Bashkimit Europian është ëndërra e pothuajse të gjithë studentëve të shkencave politike apo të jurudikut. Prandaj i drejtohen direkt këtij apo atij institucioni edhe ata që nuk janë edhe aq të zot apo që nuk kanë respektuar afatet e paraqitjes së kandidaturës. Pjesa më e madhe e tyre punon falas. Askush nuk e di me saktësi sesa janë. Për 5 muaj këta të rinj ambiciozë “janë pjesë e diçkaje të madhe”. I përjetojnë drejtpërsëdrejti dhe nga brenda proceset vendimmarrëse, krijojnë një ide se çfarë do të thotë të jeh politikan. Zhyten në euro – bubble, flluskën europiane, siç e quajnë këtu. Flluska nuk ka kufij të qartë, por dilet diferenca perceptohet menjëherë, pasi veshja bëhet një çikë më pak legante, njerëzit janë një çikë më shumë të relaksuar dhe kafenetë nuk shërbejnë pjata të shpejta e të shëndetshme për t’u ngrënë në këmbë. Dhe pastaj, në lagjet e tjera të Brukselit ndërtesat nuk janë edhe aq të shëmtuara. Ka aktivitetet të madh gjatë ditës, por pas orës 19 euroflluska duket e vdekur: dritat e ndezura janë të pakta dhe të izoluara. Dhe kudo shpaloset flamuri i BE-së.

Kaymaktchiyski pozon me qejf nën këtë flamur, që shfaqet në shumë prej fotove të tij në Facebook. Një të premte në darkë poston një selfie me dy kolegë të tij dhe nën të shkruan: “Është pothuajse ora 20, por po punojmë akoma fort për qytetarët europianë!”. Kaymaktchiyski, flokë bjond dhe fytyrë të rruar mirë, ta studiuar të Drejtë Europiane dhe Ndërkombëtare në Maastricht e në Amsterdam. Në Bruksel punon për OLAF-in, Zyrën Europiane për Luftën kundër Mashtrimeve. “Është një post shumë i rëndësishëm”, thotë ai. Aktualisht po përgatit një fjalim për eprorin e tij. di të bëjë edhe gjëra më të komplikuara, pohon, por nuk mund t’i flasë. “E dimë të gjithë se çfarë nënkupton stazhi: nuk bën pothuajse asgjë, por shtiresh sikur je gjithmonë i zënë”, thotë 32 vjeçarja franceze Charlélie Jourdan. Në 2012 ajo dhe bashkëkombasi i saj, 33 vjecari Yacine Kouhen, kanë xhiruar për YouTube një seri prej 12 episodesh lidhur me jetën e stazhierëve në Bruksel. Seria përshkruan me ironi një mjedis që merret shumë seriozisht. “Në flluskë, stazhieri është vriame fundit e kavallit. Është ai që ka më pak për të bërë, por ndërkohë edhe më i motivuari”, shpjegon Yacine. Sikur njeriu të paraqitej si product assistant – që do të thotë stazhier – askush nuk do t’i kushtonte vëmendje, “thjesht sepse nuk vlen asgjë”. Jourdan dhe Kouhen e dinë shumë mirë, pasi kanë qenë stazhierë edhe ata. Sot posedojnë shkathtësinë që u mungon akoma shumë profesionistëve të rinj. Për Kouhen, që tani është një profesionist i lirë dhe shërben si konsulent në fushën e komunikacionit, xhirimi i serisë ka qenë si të bësh një studim lidhur me një mjedis social. “Shumica e stazhierëve kanë bërë të njëjtat lëndë: Studime Europiane, Drejtësi, Shkenca Politike”, tregon ai. “Dinë të bëjnë gjithçka dhe asgjë”. Por biografitë e tyre nuk janë krejtësisht uniforme. “Po t’i shikosh me kujdes, zbulohen personalitete shumë të ndryshme”. Struktura e euroflluskës është komplekse dhe heterogjene, si vetë Bashkimi Europian.

Një rast që nuk mund të humbet

Midis këtyre të rinjve gjenden politikanët e së nesërmes. Dhe jo të gjithë janë socialisht hiperaktivë si Kaymaktchiyski, që një koleg grek e ka krahasuar me lepurushin e publicitetit të baterive Duracell. I mjaftojnë 5 orë gjumë. “Kudo që shkoj, takoj gjithmonë dikë që e njoh”, thotë ai. Disa kanë shumë vështirësi për të krijuar kontakte. Për shembull, skocezja 26 vjeçar Steph Abrahams, e specializuar në të Drejta Njeriu. Kur ka ardhur në Bruksel ka mbetur e mahintur nga diskutimet politike dhe nga përgatitja e kolegëve të saj, ndërsa lloqet e përditshme e nevozojnë dhe i duken false: “Preferoj të flas me një person në radhë”. Kërkesa e saj për një stazh pranë Parlamentit Europian ka mbetur një kohë të gjatë pa përgjigje. Ka përfunduar në listë pritjeje dhe nuk e ka besuar kurrë se do të gjente ndonjë vend: “Kush do të kishte hequr dorë vullnetarisht nga një mundësi që të ndodh një herë të vetme?”. Kur i kanë komunikuar që mund të fillonte javën e ardhshme, po punonte për një kompani gjermane në Indi dhe fitonte rreth 40000 euro në vit. Ka lënë punën, ka flauturar drejt shtëpisë, ka bërë valixhet dhe ka marrë avionin drejt Brukselit, ku ka punuar për disa muaj me një rroge mujore 1200 euro. Por për të aspekti ekonomik ishte dytësor. “Një stazh pranë institucioneve europiane është një rast që nuk mund të humbet”. Për Abrahams, lagja europiane e Brukselit është një vend plot energji, ku të gjithë janë kozmopolitë, flasin shumë gjuhë, janë gjysmë grekë e gjusmë francezë, por mbi të gjitha europianë. “Unë jam përjashtim, pasi të prindërit e mi janë nga Glasgow”, thotë ajo. Me kalimin e muajve dyshimet lidhur me aftësinë e përshtatjes në këtë mjedis ia kanë lënë vendin sigurisë se do të qëndrojë: “Ama vazhdoj të kem ndjesinë se këtu ka njerëz njëmijë herë më inteligjentë se unë, që mund të gëzojnë përvoja jete jashtë vendit më entuziazmuese”. Krijimi i raporteve sociale për të ndërtuar një rrjet kontaktesh nuk i duket e pamundur: “Është më e lehtë nga sa mendoja”. Pas këtij stazhi, Abrahams do të fillojë një tjetër, të 5-in.

Për të carë rrugën në euroflluskë, stazhierët duhet të mësojnë shumë kode, thotë Kouhen, midis të cilëve një lloj gjuhe krejtësisht të tyre, të përbërë nga shkurtime, sigla dhe anglicizma: dg, mep, sme. Si shumë të tjerë, edhe 28 vjeçarja Elisabeth Hobl pyeste se çfarë donin të thonin këto sigla. Pastaj ka hartuar një listë të gjatë dhe në harkun e disa jave është ndjerë komod në flluskë. “Duhet të orientohesh vetë dhe nëqoftëse ka diçka që nuk e kupton, gjithmonë duhet të pyesësh”, thotë ajo. Për këtë botë Hobl ka shkruar bile edhe një pjesë teatrale, alla Agatha Christie. Skenari: në Komisionin Europian kryhet një vrasje, një shef departamenti helmohet me kafe. Të martën në mbrëmje një grup stazhierësh mblidhet për ta provuar spektaklin në palestrën e një ndërtese të Komisionit Europian ku zakonisht zhvillohen kurse hatha yoga. Jemi në fazën e prezantimit të kandidaturave dhe ka pak kohë për ta mësuar tekstin përmendësh, por të rinjtë janë këmbëngulës edhe në kohën e lirë. Në fund ajo që e zgjidh rastin është një stazhiere super e motivuar që askush nuk e ka dëgjuar dhe së cilës askush nuk ja kujton emrin. “Pjesa ime pasqyron në një pjesë të madhe realitetin e përditshëm të euroflluskës”, thotë Hobl, që në spektakël luan pjesën e viktimës. Në jetën reale është stazhiere në zyrën e Günther Oettinger, Komisarit të Bilancit. Flet 5 gjuhë, ka një Master dhe një përvojë të caktuar pune jashtë vendit. Nuk ka ndërmend të bëjë kërkesa të tjera për stazh.

Aftësi komunikimi

Dolli lamtumire në Këshillin e Europës. Për 54 stazhierët është java e fundit: pas pak ditësh në skrivanitë e tyre do të ulen fytyra të reja. Djem në kostume të errëta bëjnë bilancin e kohës që kanë kaluar në flluskë, duke biseduar me bashkëmoshatare veshur po me kostume. Një vajzë çeke thotë: “Nuk jam zhgënjyer, duke qenë se nuk prisja asgjë të jashtëzakonshme”. Një polake i përgjigjet: “Fatkeqësisht në zyrën time nuk kishte shumë për të bërë”. Kurse të tjerë flasin me entuizazëm për përvojën e tyre. Thonë se në Këshillin e Europës gjithçka është paksa familjare, në drekë hajnë të gjithë bashkë dhe takohet edhe jashtë pune. Dy stazhierë flasin për të ardhmen e tyre me nga një gotë shampanje në dorë. Asnjëri nga të dy nuk ka gjetur akoma punë, por janë të sigurtë në vetvete dhe e vlerësojnë pozitivisht njëri tjetrin: “Tui ke një aftësi komunikimi të jashtëzakonshmë”, i thotë një spanjoll një skandinavi dy kokë më gjatë se ai. “Por edhe ti!”, ja kthen tjetri me ton inkurajues. Qëndrimi stazhierëve ndaj Bashkimit Europian varet shumë nga prejardhja e tyre. Për ata si Kaymaktchiyski, Bashkimi është një shans i madh dhe jo vetëm në nivel ekonomik. Në Sofje më parë kishte shumë fëmijë dhe pak makina, thotë ai, kurse sot është e kundërta: “Bullgaria po vdes”. Sipas Kouhen, shumë europianolindorë e idealizojnë Bashkimin Europian: “Për ta qenia këtu është një ëndërr e bërë realitet”. Kurse për mitteleuropianët Bashkimi Europian nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Prej vitesh kandidaturat për stazh vijnë sidomos nga vendet e Europës Jugore si Italia e Spanja. “Tek ne për një profesionist të ri është e pamundur gjetja e një vendi pune të mirë” shpjegon italiania 29 vjeçare Brunella Canu. Ajo ka studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomi Europiane dhe, përpara se të vinte këtu, Canu ka punuar si kamariere. Është miqësore, por jo agresive, e zellshme, por jo obsesive, dhe e di mirë se çfarë do: “Në të ardhmen do të më pëlqente të punoja për institucionet europiane”, thotë ajo. Pas stazhit në Këshillin e Europës përgatitet të konkurrojë për një vend pune me kohë të papërcaktuar në institucionet komunitare. E ka provuar tashmë pak atë që mund të jetë e ardhmja e saj dhe i ka pëlqyer. Ka pasur rolin e Presidentit të Komisionit Europian në simulimin tradicional. “Kohën që kam kaluar këtu e ka përmirësuar opinionin tim ndaj Komisionit”. Tani Brunella ndjehet fillimisht krejtësisht europiane dhe vetëm më pas italiane.

Në një zyrë open space 21 stazhierë ndajnë hapësirën përpara telefonave dhe laptopëve. Të tjerë përkthejnë tekse, të tjerë postojnë komente në Facebook apo paraqesin kërkesa për një vend pune të vërtetë. Dikush bën kritika me gjysmë zëri: “Brukseli është një qytet mosmirënjohës për atë që është në fillimet e tij. presioni është shumë i fortë”, thotë një gjerman. “Shumë këtu nuk e kanë parë kurrë botën e megjithatë janë protagonistët e ardhshëm të politikës”. Ai nuk ka takuar shumë kaq shumë të rinj nga e djathta konservatore sa këtu. Një vajzë angleze bën të ditur se pjesa më e madhe vijnë nga të njëjtit universitete “dhe janë të gjithë të bardhë, me dy përjashtime”. Po të dëgjosh atë, Brukseli është vërtet një flluskë: “Këtu nganjëherë e injorojmë botën e jashtme, gjë që është paradoksale, duke qenë se kontribuojmë për ta plazmuar”.

 

Të jetosh për Plux-in

Por jo të gjithë e mendojnë kështu. Për disa, koha e kaluar në Bruksel është një lloj Erasmusi i shpërblyer, sidomos të enjten në mbrëmje, kur në Place du Luxembourg lindin marrëdhënie pune, por edhe seksuale. Në Plux, siç quhet sheshi, një radhë lokalesh shpaloset mu përballë Parlamentit Europian. Këti gjatë fundjavës e gjithë lagjia europiane vjen për të pirë. Si pjesa dërrmuese e stazhierëve, këtë mbrëmje edhe londinezi Blaise Baquiche mban të varur në qafë fletëhyrjen me emrin e tij sikur të ishte një fletëhyrje për ndonjë koncert. Baquiche është 23 vjeç dhe po bën një stazh pranë Parlamentit Europian. Në Londër ka kaluar një vit të tërë për provimin e avokatisë dhe tani dëshiron të rikuperojë pak nga koha e humbur: “Jetoj për Plux-in”, thotë ai. Nuk humbet asnjë mbrëmje të enjteje. Baquiche thekson se këtu në Bruksel – dhe kur thotë Bruksel nënkupton në euroflluskë – nuk është si në Londër. Këtu të gjithë njihen dhe gjithçka është “dinamike” dhe e”elektrizuese”. Pas stazhit, Baquiche do të donte patjetër të qëndronte këti, ndoshta për të bërë lobistin. Modelet politike të tij janë dy: Barack Obama, të cilin e përshkruan si një idealist që kërkon të realizojë ëndërrat e veta, dhe Yannis Varoufakis, ish Ministri i Financave grek.

Kurse Kaymaktchiyski në Plux shkon rrallë: “Më parë më duhet të bëj punën time të marrëdhënieve, vetëm më pas të mendoj për vajza”. Për shembull, në pritjen e përfaqësisë së landit gjerman Baden-Württemberg. Vite më parë, thotë ai, ka bërë një stazh në Shtutgart dhe është dashuruar me këtë rajon. “Më kanë dhënë shumë dhe unë i kam dhënë shumë atij”. Pa ftesë nuk hyhet, por Kaymaktchiyski ia arrin njëlloj të futet brenda. Hap muhabet me një komisar europian përpara një bufeje të ngarkuar më djathë dhe ëmbëlsira: “Do të kishit një vend për mua?”. Ai i përgjigjet që jo, rrufit një çikë verë të bardhë nga gota e tij dhe kalon më tej. Kaymaktchiyski bën të njëjtën gjë, pasi, si gjithmonë, “nuk ka kohë” të humbasë kohë. “Unë ha shumë ngadalë dhe ky është problem”. Është pothuajse ora 1 e natës dhe Kaymaktchiyski është akoma tek Pylli i Zi, pika e gjallërimit e përfaqësisë së Baden-Württemberg, dhe është i lodhur. I djegin këmbët, por nuk mund ta shkojë në shtëpi teksa birra vazhdon akoma, kështu që qëndron përkrah dy stazhiereve gjermane. “Në jetë duhet të jesh i vendosur”, thotë, “mund të pushosh vetëm nga pak”. Dy vajzat pohojnë me kokë: “Unë kam qenë gjithmonë “peshkope””, thotë njëra prej tyre dhe fjalët e saj tingëllojnë paksa si rrëfim. “Por meqenëse në klasën time qemë të gjithë kështu, nuk jam ndjerë asnjëherë e pafat”. Të tre të rinjtë qeshin. Për të jetuar në euroflluskë duhet vepruar si ajo.

(Barbara Bachmann për Neue Zürcher Zeitung)

Përgatiti

ARMIN TIRANA / www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button