Enciklopedike

Fakte të çuditshme historike

Screen Shot 2015-07-15 at 19.45.45

1. Njëri nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara dhe njëherazi presidenti i saj i parë, Xhorxh Uashington kultivonte marijuanë në kopshtin e tij.

2. Kur shkencetari i famshëm Albert Ajnshtajn vdiq, fjalët e tij të fundit i mori me vete në varr. Infermierja që i qëndronte mbi krye  në ato moment në spital nuk kuptonte gjermanisht.

3. Shën Gjoni, ishte i vetmi nga 12 Apostujt e Jezu Krishtit, që pati një vdekje natyrore.

4. Shumë detarë mbanin në vesh një palë vathë ari, në mënyrë që të mund t’u kryhej një funeral dinjitoz, kur ata të vdisnin.

5. Disa hebrenj ortodoksë refuzojnë të flasin hebraisht, pasi besojnë se ajo është një gjuhë e rezervuar vetëm për Profetët.

6. Një majmuni në Afrikën e Jugun iu dha medalje dhe u promovua në rangun e tetarit gjatë Luftës së Parë Botërore

7. Tolteks, meksikanë indigjenë në shekullin e VII, shkuan në luftë me shpata druri, në mënyrë që të mos vrisnin armiqtë e tyre.

8. Kina e ndaloi duhan e dredhur në vitin 1911, pasi u cilësua si një simbol i feudalizmit.

9. Buka e ndarë në feta është cilësuar një shpikje, për të cilin në vitin 1928 mori patentën përkatëse argjendari gjerman, Otto  Rohëedder. Ai thoshte se kishte punuar mbi këtë inovacion për rreth 16 vjet, duke filluar nga viti 1912.

10. Para Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej një sakrilegj qoftë edhe prekja fizike e një Perandori në Japoni./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button