Nga Paula Kover
“The Conversation”
Duke pasur parasysh suksesin e madh në përshkrimin e botës natyrore gjatë 150 viteve të fundit, teoria e evolucionit është shumë e keqkuptuar. Në një serial televiziv në Australi, ish-ylli i kriketit Shein Uorn vuri në pikëpyejte teorinë duke pyetur:”Nëse njerëzit evoluan nga majmunët, pse majmunët e sotëm nuk evoluojnë?”
Në mënyrë të ngjashme, drejtori i shkolle fillore në Mbretërinë e Bashkuar, u shpreh kohët e fundit se evolucioni është më tepër një teori se sa një fakt. Ndërkohë fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar fillojnë të mësojnë rreth evolucionit në klasën e gjashtë (10-11 vjeç), dhe marrim mësime më të zgjeruara gjatë gjithës shkollës së mesme.
Ndërsa teoria e evolucionit është e mirëpranuar në Britaninë e Madhe, në krahasim me pjesën tjetër të botës, një studim i vitit 2005 tregoi se më shumë se 20 përqind e popullsisë së vendit, nuk ishte e sigurtë ose nuk e pranonte atë. Në të kundërt, nuk ka shumë njerëz që vënë në pikëpyetje teorinë e relativitetit, apo studimet mbi pranimin e kësaj teorie; ndoshta duke e pranuar se kjo është një çështje që u takon fizikantëve ta zgjidhin.
Shumë studime janë përpjekur të përcaktojnë se pse evolucioni vihet kaq shpesh në pikëpyetje nga publiku i gjerë, pavarësisht pranimit të plotë nga shkencëtarët. Edhe pse nuk është gjetur ende një përgjigje të qartë, unë dyshoj se keqkuptimet e zakonshme të përshkruara më poshtë, kanë diçka të bëjnë me të.
1. Është thjesht një teori
Po, shkencëtarët e quajnë atë “teoria e evolucionit”, por kjo është njohur dhe pranuar edhe në rrafshin shkencor. Termi “teori” është duke u përdorur në të njëjtën mënyrë që teoria gravitacionale, shpjegon pse kur një mollë bie nga dora jote ajo shkon në drejtim të tokës. Nuk ka asnjë pasiguri se molla do të bjerë në tokë, dhe në të njëjtën mënyrë se nuk ka asnjë pasiguri se viruset rezistente ndaj antibiotikëve do të vazhdojnë të zhvillohen, nëse ne nuk e frenojmë përdorimin tonë të përgjithshëm të antibiotikëve.
Edhe pse njerëzit përdorin termin “teori” në bisedat e përditshme, për të nënkuptuar një hipotezë jo domosdoshmërisht të provuar, ky nuk është rasti në terma shkencore. Zakonisht, një teori shkencore do të thotë një shpjegim i provuar edhe të disa aspekteve të botës natyrore që kanë të bëjne me ligjet, konkluzionet dhe hipotezat e testuara.
2. Njerëzit e kanë prejardhjen nga majmunët
Jo, stër-stër-stërgjyshi juaj nuk ishte një majmun. Teoria e evolucionit, tregon se ne kemi paraardhës të përbashkët me majmunët dhe bletët – në mesin e specieve ekzistuese, ata janë të afërmit tanë më të afërt. Njerëzit dhe shimpanzetë, ndajnë më shumë se 90 për qind të sekuencës së tyre gjenetike. Por ky paraardhës i përbashkët, i cili është endur nëpër tokë rreth 7 milionë vjet më parë nuk ishte as një majmun dhe as njeri, por një krijesë si bleta, dhe se studimet e fundit tregojnë se kishte tipare që favorizonin përdorimin e mjeteve.
3. Seleksionimi natyror është i qëllimshëm
Ekzistojnë shumë organizma, të cilat nuk janë përshtatur në mënyrë të përkryer me mjedisin e tyre. Për shembull, peshkaqenët nuk kanë një fshikëz të gazrave për të kontrolluar fryrjen e barkut (të cilën në fakt e përdorin zakonisht peshqit kockëmedhenj). A e hedh kjo poshtë teorinë e evolucionit? Jo, jo të gjithën.
Përzgjedhja natyrore mund të favorizojë vetëm më të mirën e asaj që është në dispozicion, ajo nuk kthen qëllimisht të gjithë organizmat e gjallë në një super krijesë. Do të qe vërtetë e përshtatshme, nëse njerëzit mund të kryenin procesin e fotosintezës; uria mund të shuhej menjëherë duke qëndruar në diell (dhe do të qe zbuluar dieta më e mrrekullueshme që nuk kërkon shumë:thjesht qëndroni brenda në shtëpi).
Mjerisht, aftësia gjenetike për fotosintezën nuk u shfaq tek kafshët. Megjithatë, zgjedhja e opsionit më të mirë të mundshëm, ka çuar në një diversitet të mahnitshëm të formave të mrekullueshme të përshtatura mirë me mjediset e tyre, edhe pse jo të përsosura.
4. Evolucioni s’mund të shpjegojë organet komplekse
Një argument i zakonshëm në favor të kreacionizmit, është evolucioni i syrit. Një sy gjysmë i zhvilluar. nuk do të shërbente për asnjë funksion, pra si ia doli seleksionimi natyror që ngadalë të krijojë një sy funksional në një mënyrë të zgjuar? Vetë Darvini sugjeroi se syri mund ta ketë pasur origjinën e vet nga organet me funksione të ndryshme.
Organet që lejojnë zbulimin e dritës, mund të jenë favorizuar nga përzgjedhja natyrore, edhe nëse nuk garantuan një pamje të plotë. Këto ide janë provuar të sakta shumë vite më vonë nga studiuesit, që studiojnë organet primitive ndaj ndjesissë së dritës tek kafshët. Tek molusqet, si kërmijtë dhe krimbat e segmentuar, qelizat që ndjejnë dritën u përhapën në të gjithë sipërfaqen e trupit, deh mund të tregonin dallimin ndërmjet dritës së dhe errësirës.
5. Feja është e papajtueshme me evolucionin
Është e rëndësishme të qartësohet, se evolucioni nuk është një teori për origjinën e jetës. Përkundrazi është një teori që shpjegon se si speciet ndryshojë me kalimin e kohës. Në kundërshtim me atë që shumë njerëz mendojnë, ka më pak konflikt midis evolucionit dhe feve të mëdha.
Kohët e fundit, Papa Françesku përsëriti se besimi tek evolucioni, nuk është i papajtueshëm me besimin katolik. Duke shkuar më tej, Reverend Malkom Braun nga Kisha Anglikane deklaroi se “seleksionimi natyror, si një mënyrë për të kuptuar proceset fizike evolucionare për mijëra vjet, ka kuptim”. Ai shtoi”feja e mirë duhet të punojë në mënyrë konstruktive me shkencën e mirë” dhe anasjelltas. Edhe unë pajtohem plotësisht me këtë.
Në shqip nga bota.al