Policia spanjolle ka arrestuar në Sils, pranë Gironas, tre persona të akuzuar se prodhonin kopje të Ferrarit dhe Lamborghini, dhe konfiskoi 14 makina në procesin e transformimit. Hetimi që çoi në arrestimin filloi pasi në Benidorm ishte kapur një Ferrari ‘e rreme’, e prodhuar në shkelje të patentave të markës së Maranellos. Policia ra në gjurmët e tre falsifikatorëve të Sils, që ‘prodhonin’ modelet luksoze supersportive, duke u nisur nga modele automobilësh të gamës së mesme. Makinat e falsifikuara shiteshin në internet, si okazione. /bota.al
Less than a minute