Bota

Falsifikonin “Ferrari” dhe “Lamborghini”, arrestohen tre pjesëtarë të bandës

Policia spanjolle ka arrestuar në Sils, pranë Gironas, tre persona të akuzuar se prodhonin kopje të Ferrarit dhe Lamborghini, dhe konfiskoi 14 makina në procesin e transformimit. Hetimi që çoi në arrestimin filloi pasi në Benidorm ishte kapur një Ferrari ‘e rreme’, e prodhuar në shkelje të patentave të markës së Maranellos. Policia ra në gjurmët e tre falsifikatorëve të Sils, që ‘prodhonin’ modelet luksoze supersportive, duke u nisur nga modele automobilësh të gamës së mesme. Makinat e falsifikuara shiteshin në internet, si okazione. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button