Psikologji

Fëmijët e tu nuk kanë nevojë për një nënë perfekte. Kanë nevojë për një nënë të lumtur!

Shumë prej nënave mund të thonë pa asnjë dyshim se ky është një nga rolet më të rëndësishme, në mos më i rëndësishm.

Ka kaq shumë detaje, kaq shumë besime, mendime, kaq shumë gabime që janë bërë në “mëhallën e mëmësisë”, sa nuk do të kishim kohë për të renditur aq shumë informacione.

Të jesh nënë është, për pjesën më të madhe, një kënaqësi që lehtësisht shndërrohet barrë për shkak të mënyrës se si mbartet. Nëse propozojmë të jemi nënat e përsosura, jo vetëm që do të jemi të frustruara, sepse kjo thjesht nuk është e mundur, por do të humbasim bukurinë e amësisë dhe do të largohemi gjithnjë e më shumë nga lumturia jonë.

Nënat janë gra, të dashura, motra, kushërira, artiste, punëtore ose çdo gjë tjetër që karakterizon secilin prej nesh, dhe faktin që janë nëna, nuk do të thotë që do të lënë mënjanë gjërat e tjera, që mbushin jetët e tyre.

Ndonjëherë, zgjedhim vetë që të jemi të ngarkuara me përgjegjësi, kërkojmë maksimumin dhe mund të ndodhë që rezultatet nuk janë ato që duam. Në kërkim të përsosmërinë, ne vrasim natyrshmërinë, spontanitetin, mundësinë e rritjes me gabimet tona.

Nuk ka asnjë detyrë për të luajtur rolin e nënave ose të baballarëve, ato janë bindje që fillojnë nga çdo person, i cili mund të mbështetet nga një kolektiv. Nganjëherë ajo që konsiderohet praktikë e mirë sot, nesër ka shumë argumente kundër dhe gjithçka ndryshon, tendencat, zakonet, por ajo që nuk duhet të ndryshojë, janë qëllimet.

Qëllimi i secilës nënë duhet të jetë që të kontribuojë në edukimin e fëmijëve të vet në një kontekst dashurie dhe respekti dhe, madje më mirë, të kontribuojë në lumturinë e këtyre fëmijëve, me avantazhin për t’u treguar atyre një mënyrë për të parë jetën, për të krijuar një lidhje me të.

Për të arritur këtë, nëna duhet të ndihet mirë, ajo duhet të ndjehet e rehatshme në rolin e saj si nënë, duhet të besojë veten dhe instinktet e saj. Duhet të vendosë atë lidhje unike me fëmijën e saj, që shkon përtej fjalëve, që përfaqëson dashurinë në formën e saj më të pastër dhe më të pakushtëzuar.

Asnjë fëmijë nuk ka nevojë për një nënë të përsosur, fëmijët, si nëna e tyre, mësojnë përgjatë rrugës, me anë të gjykimit dhe gabimit. Dëshira për të qenë një nënë e përsosur në përgjithësi nuk i përgjigjet nevojës së një fëmije, por diçkaje të vetëshpallur ose dëshirës që t’u tregojmë të tjerëve atë që jemi në gjendje të bëjmë si nëna. / MeB

Leave a Reply

Back to top button