“Kam vënë re shpesh nëpër lajmet që përfshijnë femrat, se gjithmonë përpiqen të justifikohen sjelljet e meshkujve. Citohen shpesh detaje të kota të marrëdhënieve të tyre, shpesh ide të pabaza mbi tradhëtinënga ana e femrave duke i bërë ato të ndihen në shumicën e rasteve si fajtore.
Pra, ndodh një zhvendosje e fajit nga fajtori tek viktima, madje dhe në rastet më të thjeshta (femrat gjykohen edhe për veshjen, apo për faktin se mund të jenë të dobëta fizikisht). Mua më vijnë mjaft mesazhe nga vajza që nuk e kanë gjetur asnjëherë guximin të denoncojnë akte të dhunës fizike apo psikologjike nga djemtë, sepse shoqëria i bën të ndihen fajtore dhe kanë frikën se mund të gjykohen nga njerëzit.
Një tjetër fenomen që vihet re, është ai i “slut-sharing”, ku femrat i bëjnë të ndihen inferior në sajë tësjelljeve apo dëshirave të tyre seksuale. Ndërkohë meshkujt gjykohen shumë rrallë për lirinë e tyre seksuale. Kjo gjë e shkatëron reputacionin e femrës, ndërkohë shihet si akt burrërie për seksin mashkull.
Ne femrat nuk jemi asnjëherë të bashkuara, por mendoj se ka ardhur momenti të bashkohemi e të gjejmësa më shumë aleatë për të na mbështetur, madje edhe mes meshkujve. Unë ndihem e privilegjuar për tëgjithë ata që më dëgjojnë dhe në këtë betejë, duhet të jetojmë dhe të luftojmë së bashku kundër gjithëgabimeve në gjykime që bëjmë, duke ndërtuar një shoqëri më të mirë. Ky është momenti i duhur”. – Chiara Ferragni në “Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave”.