Psikologji

Femrat vlejnë saktësisht aq sa meshkujt. Përkundrazi, kanë dhunti më të mëdha

“Që kur isha fëmijë, isha e sigurtë se nuk doja të bëhesha grua e martuar, apo mama. Tek koncepti i familjes mendoja gjithmonë praninë absolute të babait tim dhe e kasha frikë: dy plus dy nuk bënin katër përpara tij, që mbi të gjitha merrej me matematikë. Mamaja ime, piktore, u detyrua të ndalonte së punuari pas martesës.

Luftova fillimisht kundër parimeve të babait tim, i cili nuk e aprovonte që femrat t’i dedikoheshin studimeve. Më thoshte gjithmonë: “Nuk mundem të të ndaloj, por as nuk e pranoj”. Më pas dolën edhe ligjet raciale.

Femrat, vlejnë saktësisht aq sa meshkujt. Përkundrazi, kanë dhunti më të mëdha, ato të qëndrueshmërisë mendore. Për fat të keq, në rrjedhën e historisë janë mbajtur larg sukseseve. Por në vendet ku kanë pasur akses ndaj studimeve, rezultatet nuk kanë munguar.

Në moshën 90 vjeçare fillova ta humbisja paksa shikimin, akoma më tepër dëgjimin. Në konferenca nuk i shihja mirë imazhet me videoprojektor dhe as i dëgjoja mirë se çfarë thoshin. Ama tani mendoj shumë më tepër se sa mendoja kur isha 20 vjeçe. Trupi le të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk jam trupi: unë jam mendja”. – Rita Levi Montalcini

Sikurse edhe shprehet autorja Rita Levi Montalcini, femrat përherë janë munduar më tepër se meshkujt për t’ia dalë mbanë. Në histori, ligjet kanë qenë të tilla që i ndalonin ato të ecnin përpara në jetë për të korrur sukses. Mirëpo, në vendet ku ligjet diskriminuese për femrat nuk funksiononin, ato sigurisht që ia dolën mbanë. Nëse e krahasojmë edhe me periudhën e tanishme, mundësitë janë po të njëjtat dhe femrat kanë treguar se mund t’ia dalin mbanë në jetë. Ato janë një pjesë e rëndësishme dhe inteligjente e shoqërisë dhe sigurisht, i motivojmë të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre. Të gjithë duhet të kemi të drejta të barabarta për të arritur atje ku duam.

Back to top button