Bota

Fenomeni i rrallë natyror që shkaktoi uragani Irma (Video, Foto)

Pamjet filmike kanë treguar se si Uragani Irma ka thithur ujë nga bregu i Floridës, në atë që është rasti i dytë i fenomenit të rrallë brenda 24 orëve.

Stuhia e kategorisë 5 tashmë ka shkatërruar ishujt e Karaibeve para se të mbërrinte në Florida dhe ka vrarë të paktën 24 njerëz, ndërkohë që i ka “zhveshur” krejt plazhet e zhveshura përgjatë vijës bregdetare të Bahamasit.

Ky fenomen i rrallë është shkaktuar nga një stuhi e fortë dhe me presion të ulët që thith ujin në zemrën e stuhisë.

Një pamje dyminutëshe e fenomenit është postuar në internet dhe është ndarë më shumë se 100 mijë herë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button