“Fermeri dhe shkrimtari”
Një fermer i lodhur nga rutina e zakonshme e përditshmërisë, mes fushave dhe punës së palodhur, vendosi ta shesë gjithë pasurinë e tij. Detyra e parë që lindte në këto raste, ishte shkrimi i njoftimit për shitje, kështu që ai vendosi të kërkonte ndihmë nga fqinji i tij, i cili zotëronte dhunti të lindura shkrimtari.
Fqinji i aftë nga ana letrare, pranoi me kënaqësi dhe i shkroi një njoftim ku thuhej: “Shes një copë qielli të stolisur me lule të bukura dhe pemë të gjelbra, me një lumë, me ujë aq të pastër dhe me ngjyrën më të kristaltë që keni parë ndonjëherë”.
Pasi e bëri këtë, shkrimtarit i duhej të largohej për ca kohë nga lagjia, por pas kthimit vendosi të shkonte dhe të takonte fqinjin e tij të ri. Habia e tij ishte e madhe, kur pa fshatarin e zakonshëm, të angazhuar në punën e tij bujqësore.
Më pas shkrimtari e pyeti: “Mik, a nuk e ke lënë pasurinë? Nuk e bleu askush?“
Fermeri iu përgjigj duke i buzëqeshur: “Jo, fqinji im i dashur, pasi lexova njoftimin që kishe shkruar, kuptova se kisha tokën më të bukur dhe se nuk do të kisha gjetur një tjetër më të mire, ndaj vendosa tëmos e shisja”.
Morali: Mos prisni që të vijë një shkrimtar për t’ju bërë të kuptoni se sa e mrekullueshme është jeta juaj, shtëpia juaj, familja juaj dhe gjithçka që zotëroni.