Enciklopedike

Ferri: Në tokë apo nën tokë? Ja ç’thonë fetë…

Screen Shot 2016-08-11 at 10.23.04Për hebrenjtë, është zjarri i përjetshëm

Sipas pikëpamjes hebraike, ekziston një Gehenë (ferr) – (nga hebraishtja ge Hinnom, në gjuhën aramaike gê Hinnam)- dmth humnera e zjarrit, e përmendur në Bibël (Isaia 30,33). Ndërsa të drejtët do të shkojë në kopshtin e Edenit, me qëllim që të gëzojnë shkëlqimin e pranisë hyjnore, të ligjtë do të dënohen në ferr dhe do të digjen në flakët e zjarrit nëntokësor. Ndërsa Sheol në përgjithësi është një mbretëri e të vdekurve, pak a shumë si Hadi të grekëve. Në traditën çifute, në Ditën e Gjykimit, Elia do të shpallë mbretërinë mesianike me ringjalljen e të vdekurve. Në këtë kontekst, të drejtët do të ndahen nga të pafetë. Satanai është mishërim i së keqes supreme,që i kundërvihet Zotit, simbolit të të mirës.

Për të krishterët, një gropë e nxehtë

Jezusi, në Ungjill, përmend gehenna-n (Ge’enna), identifikuar në Dhiatën e Vjetër si një lloj zjarrndezësi. Sipas traditës katolike, ferri është një vend i mundimeve të përjetshme, për ata që do të dënohen përjetë, pas gjykimit. Ai paraqitet përgjithësisht si një gropë me flakë, e ngjashme me Sheolin hebre dhe Hadin grek.

Për Islamin, është një torturë

Ferri musliman është xhehenemi (i ngjashëm me hebraikun) dhe është vendi eskatologjik i dënimit të të pafeve. Eshtë një vend ndoshta edhe më sadist se sa i të krishterëve. Jo vetëm të pafetë digjen, por edhe vuajnë tortura të tmerrshme: ato digjen me ujë të përvëluar dhe u hiqen zorrët. Ata që vdesin si jobesimtarë, humbasin përgjithmonë Xhenetin dhe për këtë arsye dërgohen në flakët e ferrit. Ata do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm dhe nuk ka kush t’i ndihmojë (Kur’an, 3:91).

Për budistët zgjat 49 ditë

Sipas budistëve, për 49 ditë pas vdekjes, individi endet mes botës së të vdekurve dhe asaj të të gjallëve. Karma ndërhyn për të vendosur se në cilin trup personi do të rimishërohet, dhe është Perëndia i të vdekurve, Yama që vlerëson ndëshkimin e drejtë për të gjithë, si rezultat i veprimeve në tokë. Yama nuk mund, megjithatë, të krahasohet me djallin, sepse ndryshe nga ai, nuk është një tundues dhe i keq, por vetëm një gjykatës.

Për Hindtë, ferri është në Tokë

Yama është Perëndia e botës së nëntokës edhe për hindutë, e cila rregullon sidomos hyrjen në mbretërinë e ndritshme, dhe jo në errësirë. Në fakt, ajo është disi e influencueshme: ofertat ose ndërhyrjet e të afërmve mund të favorizojnë të vdekurin. Dhimbja e hinduve, pasojë e mëkatit, vjen duke shërbyer në tokë dhe jo në ferr. Nëse ju ndjeni ndonjë dhimbje në jetë, kjo do të thotë se në ekzistencën e mëparshme, ju keni bërë ndoshta veprime mëkatare. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button