Fidel Castro, revolucionari më i moshuar dhe diktatori me kohën më të gjatë në pushtet në botë ka ndërruar jetë.
Fidel Kastro mund të mbante fjalime të gjata, që vazhdonin me orë të tëra. Ndonjëherë madje reovlucionari karizmatik e mbante të mbërthyer auditorin me fjalime deri në pesë apo shtatë orë. Së fundi Kastro komentonte botën dhe rrjedhën e saj në kolumnën e tij “Refleksione të shokut Fidel” në revistën “Granma”, e cila botohet nga partia komuniste e Kubës (PCC). Në radhë të parë ai pa u lodhur kritikonte armikun kryesor SHBA-në. “Yankees asnjëherë s’do të heqin dorë prej kontrollit ndaj botës, ujit, minierave dhe burimeve natyrore“, shkruan në prill 2012 ish-kreu i shtetit qeverisë, ushtrisë dhe partisë PCC – partia e vetme e lejuar në vend.
Fidel, siҫ e quajnë atë shumë kubanezë, iu përkushutua shumë shpejt socializmit dhe gjithë jetën ia ka kushtuar luftës për idealet për drejtësinë dhe pavarësinë e Kubës.
Nga jurist në udhëheqës të rebelëve
Fidel Alejandro Kastro Ruz lindi në 1926 Birán, në linjde të ishulit. Disa historianë japin 1927 si vitin e lindjes së tij. Pas studimeve në degën e juridikut Kastro punoi si avokat në Havana. Klientët e tij ishin kryesisht banorët nga lagjet e varfëra. Qysh kur ishte student Kastro ka qenë aktiv në politikë dhe në vitin 1952 kandidoi në zgjedhjet parlamentare. Por zgjedhjet nuk u zhvilluan, sepse Fulgencio Batista – i mbështetur përkohësisht nga SHBA – erdhi në pushtet përmes puҫit.
Që nga ky moment Kastro i vuri qëllim vetes të largojë Batistan duke mbledhur shumë shpejt rreth vetes shokë të idealit – ndër ta edhe Ernesto “Che” Guevara. Përpjekjet e ushtrisë rebele të Kastros për rëzimin e pushtetit të Batistas, 1953 dhe 1955, dështuan dhe “Comandante en jefe” iu desh të arratisej në male. Volker Skierka, gazetar gjerman dhe autor i biografisë së Kastros, thotë mbi planet e “Máximo Líder” (udhëheqësi i madh) për rrëzimin e pushtetit, se: “Kur Kastro deklaroi, se do ta dëbojë Batistan nga pushteti, atë e konsideronin se nuk ishte në rregull nga trutë e kokës.” Por dikur pasoi triumfi, që në sytë e shumë kubanezëve dhe ithtarëve të tij e shndërroi atë në një ҫlirimtar: Rruga e vetme për Batista ishte arratisja. Më 1 janar 1959 Kastro mori pushtetin në shtetin karibik duke e zgjeruar atë vazhdimisht.
Udhëheqësi karizmatik
Fidel Kastro, “Maximo Leader”, nuk ka reshtur së luftuari dhe rebeluari. Fillimisht kundër të jatit, pronar plantancionesh, i cili shfrytëzonte punëtorët e vet. Më pas kundër diktatorit të Kubës, Batista, i cili shfrytëzonte vendin e vet. Dhe më në fund për disa dekada ai luftoi kundër SHBA-së. Shërbimi sekret amerikan, CIA, ka tentuar disa herë ta vasë Kastron dhe ka synuar vazhdimisht rrëzimin e regjimit të tij, por Fidel Kastro u ka mbijetuar të gjithave. “Atdheu ose vdekja, ne do të fitojmë!” Kjo është parrulla e luftarakut Fidel Kastro. Ai është i pavdekshëm. Vetëm me 113 rebelë të armatosur thjeshtë ai sulmon në vitin 1953 kazermën e dytë për nga madhësia të diktaturës dhe mbijeton.
Pas humbjeve të rënda në vitin 1958 pak pas zbarkimit në Kubë me vetëm 20 shokë ideali Kastro nisi luftën guarrilase kundër diktatorit Batista, edhe kësaj ai i mbijetoi. Dhjetra atentateve, madje sipas të dhënave zyrtare 600 sulmeve, i ka mbijetuar Kastro.
Fidel Kastro, plot humor dhe sharmant. Thuhet se gratë e duan atë, ndërsa burrat e pasojnë. Të paktën këtë e bëjnë kubanezët e varfër, sepse shtresa më e pasur menjëherë pas revolucionit mori arratinë në SHBA. Më së voni ekzodi u krye në vitin 1961 pasi Kastro revolucionin antifashist përfundimisht e shndërroi në revolucion socialist.
Djali i pasur i një pronari të madh u bë udhëheqës komunist, dyzet vjet më vonë ai vazhdon të udhëheqë si një dinozaur në llojin e vet, ndërsa prej kohësh blloku lindor i përket historisë.
Dhjetë presidentë të SHBA ka përjetuar Kastro në post. SHBA mbetën armiku kryesor i tij. Kërcënimi nga Veriu dhe embargoja e SHBA kanë qenë sias tij shkaku për ekonominë e mangët, mungesën e energjisë, qytetet në rënim dhe varfërinë. Kushdo që shprehte dyshime për këtë përfundonte nëpër burgje.
Fidel Kastro, një burrë dhe i gjithë pushteti: njeriu që i solli popullit kujdesin shëndetësor, ushqimet bazë dhe arsimimin, por që njëkohësisht ushtroi ndaj tij shtypjen, arbitraritetin parrullat dhe privimin nga mendimi i lirë.
Gati një gjysmë shekulli në post
Fidel Kastro ka qenë 49 vjet në post – asnjë tjetër udhëheqës jo-monarkist i shekullit të 20 nuk ka sunduar një komb kaq gjatë sa Fidel Kastro.
Para dhjetë vjetësh Fidel Kastro për arsye shëndetëspre ia kaloi pushtetin të vëllait Raul. Që nga ajo kohë ai nuk shfaqet më në publik. Së fundi ai pati një prezantim të madh në prill 2016 në kongresin e 7-të të partisë në Havana. Nën duatrokitjet frenetike ai i vlerësoi pasuesin e tij, i cili edhe për shkak të vështirësive ekonomike, po kërkon tani afrimin me SHBA-në. Ai i falenderoi shprehimisht të deleguarit dhe Raul Kastron për përpjekjet e tyre të shkëlqyera:
„Ju uroj të gjithëve. Veçanërisht shokun Raul Kastro, për punën e shkëlqyer“, tha ai.
Raul Kastro, që nga 2008 i zgjedhur prej parlamentit president i shtetit dhe i këshillit të ministrave e më pas edhe sekretar i përgjithshëm i PCC, nisi ta hapë vendin gradualisht. Në samitin e Amerikës në Panama më 11 prill 2015 patinjë shtrëngim duarsh dhe një bisedë personale mes presidentit të SHBA-së Barack Obama dhe kreut të shtetit kubanez Raul Kastro, që u konsiderua si “historik” nga komentatorët. Ky ishte takimi i parë mes dy krerëve të dy vendeve pas gati 60 vjetësh.