Qeveria franceze paralajmëroi të enjten se do të ishte “e papranueshme” që gjigandi farmaceutik Sanofi t’ua japë para Shteteve të Bashkuara vaksinën kundër Covid-19, pasi shefi i firmës tha se ai do t’i jepte përparësi tregut amerikan.
Çdo vaksinë e ardhshme kundër Covid-19 do të jetë për “të mirën e përbashkët globale”, tha Kryeministri francez Édouard Philippe ndërsa disa anëtarë të qeverisë shprehen shqetësimin e tyre për komentet e CEO-s të Sanofi. “Qasja e barabartë në një vaksinë për të gjithë është e panegociueshme,” shkroi Philippe në një postim në Twitter. “Unë vetëm i kam bërë vetëm një tërheqje vëmendje për këtë kryetarit të Sanofi Serge Weinberg,” shtoi kryeministri, duke e përshkruar gjigantin farmaceutik si “totalisht francez”. “Ai [Weinberg] më dha të gjithë sigurinë e nevojshme në lidhje me shpërndarjen e vaksinës në Francë,” tha Philippe. Një vaksinë kundër Covid-19 “nuk duhet t’i nënshtrohet ligjeve të tregjeve”, shtoi ai, duke njoftuar se Presidenti Emmanuel Macron do të zhvillojë bisedime me menaxherët e Sanofit javën e ardhshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Sanofit, Paul Hudson tha të mërkurën se nëse përpjekjet e tyre për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit do të kishin sukses, ai do të furnizonte së pari qeverinë e SHBA-së sepse kanë bërë një partneritet me kompaninë e tij në fillim të këtij viti. “Kështu do të ndodhë sepse ata kanë investuar për të provuar dhe mbrojtur popullsinë e tyre, për të rifilluar ekonominë e tyre,” tha ai për Bloomberg News.
Projekti i tyre po financohet pjesërisht nga Autoriteti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor (BARDA) i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SH.B.A-së. “Për ne, do të ishte e papranueshme që të ketë një të privilegjuar në një situatë të tillë për arsye financiare,” tha zëvendësministri i financave Agnès Pannier-Runacher për Sud Radio.
Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Véran më vonë tha se ai ishte “siguruar” nga një bisedë me kreun e Sanofit, duke i përshkruar komentet e Hudson të mërkurën si “të ngathëta”. “Unë besoj se ishte një frazë e marrë jashtë kontekstit, dhe u sigurova nga biseda që kisha me kreun e Sanofit”, tha Veran për televizionin C News .
Në të gjithë botën aktualisht janë më shumë se 90 vaksina duke u zhvilluar kundër Covid-19, tetë prej tyre ndodhen në fazën e provës klinike.
France 24 / bota.al