Çfarë mbetet nga kultura dhe nga toleranca e ish perandorisë së madhe?
“Finis Austriae? Austria ka mbaruar tri herë në një shekull: pas humbjes në Luftën e Parë Botërore, me Anschluss dhe me rënien e Murit të Berlinit. Tani kërkon që të mbrohet, por mund të mbarojë sërish”. Ambasadorja ka një karrierë të gjatë mbi shpatulla dhe e njeh mirë vendin ku ka punuar e jetuar për shumë vite. E njeh dhe e çmon, është e bindur se ka të drejtë të mbrohet, por nuk arrin të fshehë hidhërimin e saj përpara imazheve të murit të Brennero. Ku shkon kështu e vetme Austria e vogël? Historia demonstron se, duke u bërë gjithnjë e më shumë e izoluar, më e pastër etnikisht, është bërë edhe më “apatike”. Atributi nuk tingëllon shumë diplomatik, në fund të fundit e ka përdorur Thomas Bernhard në diskutimin e mbajtur për marrjen e Çmimit Nobel për Letërsinë: “Ne jemi austriakë, ne jemi apatikë, jemi jetë si çinteresim vulgar ndaj jetës, jemi ndjenja e megalomanisë si e ardhme në procesin e natyrës”, ka thënë shkrimtari kontradiktor duke i shokuar “mendjet e mëdha”. Aq sa në testamentin e tij ka arritur të shkruajë:
[real3dflipbook id=”1119″] |