Thenie

“Fjalët janë gjithçka që ne kemi”. Thënie të veçanta nga Samuel Beckett

“Kemi lindur të gjithë të mërzitur. Disa mbeten të tillë”.

“Kërce fillimisht. Mendo më vonë. Është një rend natyral”.

“Provo sërish. Dështo sërish. Dështo më mirë”.

“Mos më prek! Mos më pyet! Mos më fol! Thjesht qëndro me mua!”

“Fjalët janë gjithçka që ne kemi”.

“Në jetën time, nëse mund ta përkufizojmë, kam pasur tri gjëra. Paaftësinë për të folur, paaftësinë për të qëndruar i heshtur dhe vetminë. Me to përpiqesha të bëja më të mirën e mundshme”.

“Sipas meje aty brenda kanë ekzistuar gjithmonë dy të marrë. Njëri që nuk do asgjë tjetër veçse të qëndrojë aty ku është, dhe tjetri që mendon se jeta mund të jetë më pak e hidhur në të ardhmen”.

“Asgjë nuk ndodh ndërsa vendos të presësh”.

“A nënkuptojnë me të vërtetë dashuri, ndërsa flasim për dashurinë?”

“Fjalët janë rrobat që veshin mendimet”.

Back to top button