Shkence

Forca që mban të bashkuar Universin (dhe krejt ekzistencën tonë)

Forca më e madhe e natyrës njihet thjeshtë si “forca e fortë” dhe ajo është praktikisht ajo forcë që mban bashkë të gjithë ekzistencën.

Për ta zbuluar se cfarë është, ju duhet të keni një kuptim bazë të atyre që fizikanët i quajnë thërrmijat elementare. E nisim me një atom – heliumin për shembull. Një atom heliumi ka dy elektrone që vrtiten përreth një bërthamore, të përbërë nga dy neutrone dhe dy protone. Për shumicën e klasave të shkollës së mesme, këtu përfundojnë thërrmijat e vogla. Por mund të zmadhojmë edhe më tej, tek atomi: ata protone dhe neutrone janë një klasë thërrmijash që quhen hadrone (prej këtu vjen edhe emri i Large Hadron Collider), që janë të përbëra nga thërrmija edhe më të vogla, të quajtura kuarke. Kuarket janë ato që njihen si një thërrmijë elementare, përderisa nuk mund të ndahen më tej. Janë gjëja më e vogël.

Ekzistojnë dy lloje thërrmijash elementare; tjetra janë leptonet. Kuarket dhe leptonet kanë secila gjashtë “shije” dhe secila pej tyre ka një version të antimateries. (Elektronet në atomin tonë të heliumit janë një shije e leptonit).

Po ndiqni dei tani? Ka edhe katër pjesë të tjera të kësaj gjëze që quhet Modeli Standart, që është teoria e të gjithë teorive kur vjen fjala tek fizika e thërrmijave. Këto pjesë janë forcat themelore. Dy prej tyre me siguri i dini: graviteti, që është forca mes dy thërrmijave që kanë masë, dhe elektromagnetizmi, që është forca mes dy thërrmijave të cilat kanë një ngarkesë. Dy të tjerat njihen si forca bërthamore, dhe janë më pak të njohura, për shkak se ndodhin vetëm në shkallë atomike. Këto njihen si forca e dobët dhe forca e fortë. Forca e dobët vepron mes elektroneve dhe neutrinove (një tjetë lloj leptoni).

Forca e fortë është ajo që mban bashkë kuarket për të formuar hadrone si protonet dhe neutronet. Fizikanët kuptuan fillimisht ekzistencën e kësaj force për të shpjeguar përse bërthama e atomeve mund të ketë më shumë se një proton me ngarkesë pozitive dhe sërish të qëndrojë e bashkuar – nëse kini parasysh magnetet, një ngarkesë pozitive gjithmonë e shtyn një tjetër ngarkesë pozitive. Me kalimin e kohës, ata kuptuan se forca e fortë jo vetëm i mban protonet bashkë në bërthamë, por ajo mban edhe kuarket bashkë brenda vetë protoneve. Në fakt kjo forcë vjen prej një lloj thërrmije forcë-mbartëse që quhet boson. (Me siguri e mbani mend zbulimin e Higgs bosonit në vitin 2012). Thërrmija që ushtron këtë forcë të fuqishme quhet “gluon”, duke qenë se ajo mban me “glue” (zamkë) bërthamën.

Po cfarë e bën kaq mahnitëse këtë forcë të fortë? Ndryshe nga një forcë elektromagnetike, e cila ulet teksa ju largoni nga njëra tjetra dy thërrmija, forca e fortë në fakt bëhet edhe më e fortë sa më shumë që thërrmijat largohen. Ajo bëhet kaq e fortë, saqë kufizon largësinë me të cilën dy kuarke mund të ndahen. Pasi kuarket arrijnë këtë limit, pikërisht këtu ndodh magjia: sasia e madhe e energjisë që iu desh atyre të ndahen, konvertohet në masë, sipas ekuacionit të famshëm të Ajnshtainit E = mc2. Ja pra, forca më e madhe në Univers, është aq e fortë sa ta shndërrojë energjinë në masë, pikërisht ajo gjë që përbën ekzistencën ashtu si ne e njohim. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close