Foto

(FOTO +18) / Rrënqethëse, ja si lihen viktimat e Ebolës

Se sa alarmante është situata në vendet e Afrikës Perëndimore të prekura më së shumti nga përhapja e virusit Ebola, mjafton të shihen disa pamje që vijnë prej andej, ku të vdekurit e shkaktuar nga ky virus lihen nga familjarët në mes të rrugëve nga frika se mos infektohen. Fotoja e shkrepur nga Liberia është me të vërtetë rrënqethëse. Një i ri i infektuar nga virusi është dëbuar nga shtëpia nga familjarët e tij pas frikës se mund të infektoheshin. I riu ka ndërruar jetë në mes të rrugës ku dhe është lënë aty për orë të tëra. Kalimtarët i qendronin larg dhe nuk mungojnë as fëmijët që shohin të tmerruar atë që po ndodh para syve në vendin e tyre. Besohet se të paktën 900 persona kanë gjetur vdekjen deri më tani në vendet e Afrikës Perëndimore nga ky virus. Liberia së bashku me Sierra Leonen janë dy ndër vendet më të prekura nga virusi që transmetohet tek njeriu nga lakuriqi i natës. Virusi në 90 përqind të rasteve është vdekjeprurës duke shkaktuar fillimisht diarre, gjakderdhje nga hunda, goja dhe sytë e më pas vdekjen.

ebola 5 ebola 4 ebola 3 ebola 2 ebola 1

Leave a Reply

Back to top button