Një rrotullame e re gjigande do të hapet në Kinë për publikun – e kompletuar me televizorë e madje edhe internet jokabllor, për të gjithë selfie-t e pashmangshme në këto raste.
Struktura gjigande futuriste vjen me 36 kabina në gjendje të mbajnë secila 10 pasagjerë. Të gjithë do të kenë një pamje të pabesueshme të lumit Bailang në qytetin Veifang, në provincën Shandong të Kinës lindore.
Ajo është ndërtuar mbi urën Bailang 540 metra dhe tani është gati të vihet në punë.