Foto

FOTOHISTORI / Fidel Castro nderon Abraham Lincolnin! Kush do ta besonte?

Seria: Më mirë foto se sa fjalë
E nxjerrë disa javë pasi mori udhëheqjen e Kubës dhe një muaj përpara se të bashkonte forcat me Nikita Hrushovin, në këtë foto shfaqet Fidel Castro, i cili bëri një vizitë në SHBA në vitin 1959 dhe vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Lincolnit. Ndërkohë që vizita e Castros nuk shkoi aq mirë sa u parashikua (Eisenhoweri refuzoi ta takojë duke menduar që Castro nuk do të qëndronte neutral gjatë Luftës së Ftohtë), admirimi i tij për Abraham Lincolnin mbeti shumë i fortë. Ndërkohë që qëndroi në pushtet, Castro mbajti gjithmonë një bust të Lincolnit në zyrën e tij, duke cituar përherë deklaratën e ish presidentit për “idenë e drejtë që të gjithë qytetarët kanë lindur të lirë dhe të barabartë”, të cilën e përmendte si një burim frymëzimi personal dhe profesional. / bota.al

Castro Lincoln

Leave a Reply

Back to top button