Kjo është një fotografi e një seance parlamentare të parlamentit ukrainas të muajt prill, e cila u shndërrua në një sherr gjigand mes deputetëve. E vecanta e saj, gjë që kemi arritur ta kuptojmë përmes magjisë së internetit, është se fotografia ka përmasa që mund të përdoren edhe si art i Rilindjes. Më poshtë është edhe një filmim i grindjes, që ka përmasa më pak artistike.