Një seri e pabesueshme fotografish kanë nxjerrë zbuluar një qytet të nëndheshëm nazist që ishte ndërtuar nën Hagë, për 3300 ushtarë të SS-ëve.
Qyteti i nëndheshëm u ndërtua në vitin 1942 në një fshat peshkatarësh me emrin Scheveningen, kur 135 mijë banorëve iu desh të lënë shtëpitë, pasi gjermanët e shpallën zonë të kufizuar.
Më pas ndërtuesit punuan për kompleksin e bunkerëve, që përfshinte tunele, vendbanime, magazina dhe madje edhe sauna. Kompleksi ndodhej në bregdet pranë qytetit holandez dhe shkonte deri thellë poshtë vetë qytetit.