Foto

Fotot / Kontrabandistët më kreativë në botë

Kafshë, drogë, para: janë artikujt kryesorë të kontrabandistëve, që mendojnë nga të gjitha, vetëm e vetëm t’i shpëtojnë kontrolleve të policisë në aeroporte, porte dhe stacione të të gjithë botës. Pikërisht në këtë mënyrë shpiken ëmbëlsira kokaine, apo proteza të mbushura me drogë. Ka dhe nga ato që fshehin 50 peshq poshtë fundit…

brioshBrioshë të tillë, të mbushura me kartëmonedha 50 Euro, janë vërtetë të çmuara: janë sekuestruar në mars në një aeroport gjerman, gjatë një operacioni kundër riciklimit të valutës. Kush e di nëse janë zbuluar nga një qen që nuhat paratë.

pellumbatPër fat të keq, viktima të kontrabandës bëhen shpesh kafshët e gjalla, që importohen në mënyrë klandestine në vende të ndryshëm, pas udhëtimeve në kushte të ndaluara. Si këta dy pëllumba, që janë sekuestruar nga agjencia kanadeze e doganave, pas një fluturimi nga Dubai në Montreal, të lidhur brenda të mbathurave të transportuesit.

peshqitFalë kësaj nënveshjeje speciale, një pasagjere australiane po përpiqej të nxirrte nga vendi 51 peshq që i përkasin specieve të mbrojtura. U zbulua nga fqinji i saj në avion, i cili lajmëroi menjëherë policinë.

gekonDy gekonë bishtfletë (Uroplatus sikorae) të dërguar në mënyrë klandestine me postë në brendësi të një libri të grisur nga brenda. U zbuluan nga policia australiane pas një udhëtimi që kish nisur në Republikën çeke.

kerriciNjë kërriç betoni, i destinuar për zbukurim kopështi, i sekuestruar pak vite më parë nga policia e Floridës: bashkë me 200 statuja të tjera identike fshihte brenda tij 900 kg marijuanë, për një vlerë tregu prej më shumë se 1.5 milionë Euro.

tomistomaNjë këlysh Tomistoma schlegelii, shumë i vogël por thumbues, i sekuestruar nga policia tailandeze. Ishte fshehur bashkë me 451 breshka të vogla në valixhen e një pasagjeri që vinte nga Bangladeshi. Tailanda është një kryqëzim i tregtisë së paligjshme të specieve të mbrojtura: jo vetëm zvarranikë dhe kafshë të vogla, por edhe elefantë, tigra dhe kafshë të tjera për një vlerë që i kalon 15 miliardët në vit.

patatoNjë lodër Mr. Patato, një personazh shumë popullor mes fëmijëve në SHBA, e mbushur me pilula të drogës Ectasy. Dërguar me postë dhe sekuestruar nga policia australiane në momentin e dorëzimit në një banesë në Sidney.

boaNjë gjarpër “bollë smeraldin” (Corallus Caninus) 40 centimetra i sekuestruar në Adelaide, në Australi, bashkë me një tjetër ekzemplar të të njëjtës specie. Të dy zvarranikët, të ardhur nga Suedia, udhëtonin të fshehur brenda vazove të terrakotës.

cokollataNjë çokollatë e mbushur me amfetaminë e sekuestruar në aeroportine  Los Angelesit. Policia u vu në dyshime prej valixhes së kontrabandistit, i cili gjatë nisjes për në Japoni kishte me vete vetëm 45 çokollata.

vezetVezë pashkësh të mbushura me sheqer, por surpriza brenda ishte… kokainë. Janë sekuestruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit, një qytetari nga Miami. Sërish, autoritetet u vunë në dyshime prej faktit që pasagjeri udhëtonte me dhjetëra ëmbëlsira të tilla speciale.

porta e druritNjë derë druri e punuar shumë mirë, e ardhur nga Meksika dhe me destinacion Adelaiden në Australi. Brenda saj fshiheshin 5 kg kokainë. U sekuestrua nga policia australiane që arrestoi qytetarin meksikan, në momentin e tërheqjes së pakos në port.

merimangatNjëmbëdhjetë merimanga të mëdha të dërguara me pako postare nga Gjermania në SHBA, të sekuestruara nga policia. /Focus-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button