Mijëra grekë të zemëruar kanë dalë në rrugët e Athinës për të protestuar kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë greke.
Protestuesit janë përplasur me policinë duke e kthyer kryeqytetin grek në një fushëbeteje.
Me pankarta të shumta në duar protestuesit kanë pushtuar sheshet duke goditur policinë me gurë dhe bomba Molotov, kurse forcat e rendite nga ana tjetër kanë përdorur bombat me gaz lotsjellës.