Kristiano Ronaldo është kapur duke bërë një gjest të pahijshëm gjatë pushimeve në San Trope. Sapo ka dalë nga një klub, futbollisti ka nxituar të urinojë në mes të rrugës, në gomat e një makine të parkuar aty pranë. Por, portugezi është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe më pas është ndaluar nga rojet e sigurisë.