Franca do të anulojë këtë vit paradën e saj tradicionale të 14 korrikut për shkak të kërkesave për distancim shoqëror nga frika e koronavirusit, duke e zëvendësuar atë me një ceremoni që do të nderojë personelin mjekësorë i cili ka ‘luftuar’ kundër pandemisë së koronavirusit, tha Presidenca të enjten.
Në vend të marshimit tradicional të ushtarëve dhe shfaqjes së pajisjeve ushtarake poshtë Champs-Elysees, këtë vit do të shihni një ceremoni shumë më të vogël në Place de la Concorde, ku normalisht përfundon sfilata. France 24 / bota.al