Kazinot dhe vendet argëtuese do të lejohen të rihapen të hënën në Francë, si pjesë e një lehtësimi të mëtejshëm të kufizimeve të koronavirusit, tha Kryeministri i vendit Édouard Philippe.
Përmirësimi i situatës sanitare në të vërtetë na lejon heqjen e disa ndërhyrjeve, “tha në një deklaratë nga zyra e tijë Kryeministri Philippe. Aktivitet sportive në skuadra gjithashtu do të lejohet të rifillojnë të hënën, por sportet e kontaktit mbeten të ndaluara. “Situata e tij (sportit të kontaktit) do të diskutohet para shtatorit,” thuhet në deklaratë.
11 korriku shënon fundin e gjendjes së jashtëzakonshme të Francës. Deri në 5,000 njerëz do të lejohen të hyjnë në stadiume nga ajo datë, megjithëse disa kufizime do të mbesin. Deklarata shton se “aktivitetet që përfshijnë më shumë se 1.500 njerëz do të duhet të deklarohen në mënyrë që të garantojnë masat paraprake”. Kufiri prej 5000 personash do të vazhdojë deri më 1 shtator, por “situata kombëtare epidemiologjike do të rivlerësohet në mes të korrikut për të parë nëse një lehtësim është i mundur për pjesën e dytë të gushtit,” sipas zyrës së Philippe. Pronarët e klubeve të natës dhe organizatorët e lundrimeve detare ndërkombëtare do të duhet të presin deri në shtator për të ditur nëse ata mund të rifillojnë aktivitetet e tyre.
Franca ka regjistruar 196.083 raste me koronavirus dhe 29.620 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins. CNN / bota.al