Në një fjalim drejtuar kombit francez të dielën në mbrëmje, Presidenti Francez Emmanuel Macron duartrokiti përpjekjen që po bën vendi në betejën kundër koronavirusit.
Ai njoftoi një lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve që u vendosën për të luftuar përhapjen e Covid-19. Macron tha, “Ne mund të jemi krenarë për atë që është bërë dhe për vendin tonë, dhjetëra e mijëra jetë janë shpëtuar nga zgjedhjet tona, nga veprimet tona”.
Macron tha, se duke filluar nga e hëna, Franca do të heqë të gjitha kufizimet e aplikuara më parë për bizneset dhe transportin. “Ne duhet ta kthejmë ekonominë tonë përsëri në rrugën e duhur teksa mbrojmë më të prekurit,” tha Macron.
Macron tha se Franca do të ndjekë rekomandimin e Komisionit të BE-së për hapjen e kufijve të hënën. CNN / bota.al