Rikthehet frika mes francezëve, të cilët nuk arrijnë të mësohet me një terror, i cili nuk i ka braktisur nga janari 2015. Franca ka jetuar edhe një herë një natë terrori. Francezët mbajnë ende shenjat e sulmeve të tjera të këtyre muajve të fundit, dhe tani “vija e gjakut” bëhet vërtetë e pafund.
Ishte 7 janari 2015, ora 11.30, një ditë si gjithë të tjerat për gazetarët e thirrur në mbledhjen e redaksisë. Në ata momente, dy individë me fytyrën të mbuluar, të armatosur me AK-47, hynë në zyrat në Rue Nicolas Appert, në qendër të Parisit, duke marrë peng faqosësen Corrinne Rey, duke deklaruar se ishin të lidhur me al kaedën, dhe duke e detyruar që të fusë kodin e hyrjes në selinë kryesore. “Allahu Akbar”, dhe nisin të qëllojnë me armë zjarri në brendësi të ndërtesës. Vdesin 12 vetë: Stéphane Charbonnier (Charb), drejtor i revistës; karikaturistët Jean Cabut (Cabu), Georges Volinski, Bernard Verlhac (Tignous) dhe Philippe Honoré; Mustapha Ourrad kurator i botimeve; Elsa Cayat, psikiatre dhe gazetare; Bernard Maris, ekonomist profesor në Universitetin e Parisit; Michel Renaud, themelues i festivalit Rendez-vous du Carnet de voyage; Frederic Boisseau, përgjegjës për mirëmbajtjen.
Moussa Coulibaly, i armatosur me një thikë, sulmon tre ushtarë në përpara selisë së komunitetit hebre në Nisë. Pengohet një sulm tjetër, me arrestimin e një studenti informatike, Sid Ahmed Ghlam që zotëronte një arsenal armësh. Në bordin e trenit Amsterdam-Paris plagosen tre persona, në gusht, kur një maroken hap zjarr.
Mbrëmjen e 13 nëntorit, ditë e premte, nis një seri atentatesh në qendra të ndryshme të kryeqytetit francez, pavarësisht vendosjes së një pajisje gatishmërie të lartë në të gjithë Parisin, për një alarm të dyfishtë për bombë gjatë ditës. Ka shpërthime në dyert e stadiumit Saint Denis dhe pranë disa lokaleve në qendër, mes të cilëve Bataclan, që u shndërrua në simbol të sulmeve të asaj të premteje të përgjakur. 130 të vdekur në një natë. Tani, këtij bilanci të terrorit të dy viteve i duhet shtuar edhe ai i Nisës./bota.al