- “Mënyra e duhur për të nisur është duke ndaluar së foluri dhe duke nisur së vepruari”. – Walt Disney
 - “Mos e lër të djeshmen të ndikojë shumë në të sotmen”. – Will Rogers
 - “Mëson më tepër nga dështimet, se sa nga sukseset. Mos i lër ato të të ndalojnë. Dështimet ndërtojnë karakterin”. – Anonim
 - “Nëse je duke punuar për diçka që vërtet të intereson, nuk ke pse ta shtysh veten. Vizioni do të të shtyjë” – Steve Jobs
 - “Njerëzit që janë mjaftueshëm të çmendur sa besojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që e bëjnë atë gjë”. – Rob Siltanen
 - “Imagjinoni sikur jeta juaj do të ishte perfekte në çdo aspekt: Si do të dukej ajo?”. – Brian Tracy
 - “Limiti ynë i vetëm për realizimet e të nesërmes do të jenë dyshimet e të sotmes”. – Franklin D. Roosevelt
 - “E ardhmja i përket të aftëve. Bëhuni të mirë, bëhuni më të mirë, bëhuni më të mirët”. – Brian Tracy
 - “Leximi është për mendjen, po aq i rëndësishëm sa ushtrimet për trupin”. – Brian Tracy
 - “Ti nuk ke për të qenë asnjëherë mjaftueshëm i moshuar, sa për të mos vendosur një synim të ri, apo për të mos ëndërruar një ëndërr të re”. – C. S. Lewis / bota.al
 
 1 minute read 
				
					





