ANDREA RICCARDI
Flamuri i zi i Kalifatit ngrihet mbi kishat dhe rrëzon kryqe dhe vende të shenjtë popullorë. Fundi i një bote mijëvjeçare, ku jetonin pakica nga më të shumëllojshmet, të krishtera ose jo, për fat të keq ka mbërritur.
Banorët e Rrafshnaltës së Ninives nisen në këmbë, në kushte dramatikë drejt Kurdistanit, për t’u shpëtuar militantëve të armatosur të të ashtuquajturit Kalifat, fitimtarë edhe kundër luftëtarëve kurjozë kurdë. Në lumin e turmës që merr arratinë ka edhe shumë të krishterë (të fundit), disa prej të cilëve të larguar nga Mosuli. Shpresonin të kishin mbrojtje, por gjithçka përreth tyre shembet. Me të krishterët largohen edhe myslimanët: i frikësohen persekutimit islamist, pasi konsiderohen si heretikë prej fitimtarëve (janë shiitë, sufitë etj). Kushdo që është i ndryshëm është në rrezik, nga një fuqi që ngre flamurin e zi mbi kisha dhe që shemb vendet e shenjtë, ndër më popullorët. Por kjo ishte një tokë ku jetonin pakica nga më të ndryshmet, të krishtera apo jo. Që tokë e lashtë, që shtrihej nga pjesa jugore e Turqisë deri në Siri, në Irak, me histori të shtresëzuar dhe me fe të ndërlidhura mes tyre. Nëpër shekuj është përshtatur me vështirësitë, ndonjëherë edhe duke gjetur strehë në male. Si jazidët (që myslimanët i quajnë me përçmim “adhurues të djallit”) që u shfarosën në fundin e Tetëqindës prej otomanëve, por që plot kurajë, në vitin 1915 fshehën në malet e tyre të krishterët, që nga ana e tyre ishin viktima të një gjenocidi. Luftuan për t’i mbrojtur, por shumë shpejt u harruan nga të gjithë. Tani, të gjithë pakicat janë dëbuar, dhe bashkë me to edhe historia dhe bukuria e këtyre tokave, për të realizuar një totalitarizëm të errët, frut i arrogancës fanatike dhe urrejtjes/frikës së tjetrit. Ishte një histori pothuajse e shkruar. Ashtu si kam frikë se është e shkruar ajo e Alepos, qytet i rrethuar dhe bombarduar, në rrezik braktisjeje, përreth të cilit do të krijohet një zonë ku nuk luftohet. Po ndodh një tërmet historik. Cfarë mund të bëhet përballë tij? Nga ana e të gjithëve ka munguar një gjykim për atë që po ndodhte. Tani, detyra e parë është të shpëtohen jetët njerëzore, me një angazhim të bashkërenduar ndërkombëtar. Nuk është koha për grindje dhe akuza, por për një aksion të shpejtë dhe të vendosur. Më tej, do të duhet të gjendet zgjidhje, se ku do të jetojnë këta njerëz që kanë mbetur pa shtëpitë e tyre në një Irak tashmë pa kontroll. Në fund, është problemi i Sirisë dhe Alepos. Tre probleme të lidhur mes tyre, që kërkojnë një bashkërendim të shpejtë mes Europës, SHBA dhe Rusisë. Duhet kurajë për të ndërmarrë inisiativa, edhe pse hendeku që ka shkaktuar tërmeti është shumë i madh./corriere.it/
Përshtati në shqip: Bota.al
2 minutes read