Të njëjtin fat si pentagrami duket s eka patur edhe kryqi, i cili i përmbysur, është padyshim një prej simboleve më popullore të kultit satanik. Kryqi i përmbysur tregon një rrëzim dhe një antitezë të ngjitjes kristiane, ku të gjitha cilësitë krishtërore i lënë vend ekzaktësisht të kundërtës, madje edhe përulësia i lë vendin mendjemadhësisë, falja i lë vendin hakmarrjes.
Por është interesante të dijmë se një paraqitje e kryqit përmbys është e lidhur edhe me lëvizjet sektare, dhe mendohet se në shumë përfaqësime artistike, ai është i lidhur me kryqëzimin e Shën Pjetrit. Sipas disa studiuesve duket se, me dëshirë të vetë Shenjtit, ai kish dashur të kryqëzohej kokëposhtë. Në këtë kuptim, kryqi i përmbysur do të merrte një domethënie tjetër. Pra edhe një herë, vlen të nxirret në dritë, se si përdorimi i simbolit është absolutisht për t’u futur në kontekst. /bota.al