Një prej simboleve më të pashlyeshëm, për keq e për mirë, nga kujtesa njerëzore është svastika, ose kryqi i thyer. Shumë i njohur mbi të gjitha prej përdorimit nga lëvizja naziste, e cila e bëri simbol të urdhërit të vet, duke ndryshuar vetëm orientimin e tij në hapësirë. Svastika është simboli më i lashtë i shenjtë që është krijuar ndonjëherë. Emri buron nga sanskrinishtja dhe do të thotë shëndet e lumturi, përfaqëson lëvizjen e Diellit në Univers dhe është përgjithësisht shprehja hyjnore e dijes universale. E vështirë të gjesh datën e parë të simbolit, disa thonë që ka lindur që në epokën e parapaleolitit (më shumë se 10 000 vite më parë dhe ndoshta pikërisht forma e tij e veçantë që merr shumë interpretime, i ka mundësuar një përhapje të gjerë në vende shumë larg mes tyre). Nga Majat tek Keltët, nga India në Japoni, nga Tibeti në Afrikë, dhe sërish grekët, romakët dhe etruskët e lashtë, përdornin një simbol të tillë, me katër krahë të përthyer e të lidhur mes tyre, sikur donin të realizonin një lloj rrote.
Edhe në kristianizëm ka patur një përhapje dhe provë është fakti që, janë gjetur disa svastika në katakombet e hebrenjve, si dhe në disa rroba kishtarësh që janë përdorur deri në vitin 1400. /bota.al